Rreth Nesh

 

Mbledhja e bordit te FSPK-së,     3 Dhjetor 2013

 

Në mbledhjen e fundit të Bordit, të mbajtur më 3 Dhjetor 2013, në të cilën kanë marrë pjesë të gjithë anëtarët e Bordit, përveç tjerash, është vendosur që Kuvnedi Zgjedhor i Federatës, të mbahet më 21 Dhjetor 2013, me fillim të punimeve në ora 11:00. Punimet e Kuvendit do të zhvillohen në lokalet e restaurantit “n’shpi”.

 

Për përgatitjen e materialit për Kuvendin zgjedhor, u themelua grupi i punës në përbërje:

  1. Ismail Sadiku,
  2. Shpend Maxhera, dhe
  3. Fadil Bejtullahu.

Përveç raportit të punës, që në mënyrë kronologjike duhet të përfshijë periudhen prej themelimit të Federatës (12 Shtator 2009) e deri në përfundim të edicionit 2013 të garave (Dhjetor 2013), grupi i punës duhet të analizoj Statutin dhe aktet tjera normative dhe eventualisht t’i  propozoj Kuvendit ndryshimin/plotësimin e tyre.

 

Materialet e përgatitura, duhet t’i dërgohen kuvendarëve, në kohën e paraparë me Statut.

 

 

Për Federaten,

Ismail Sadiku, kryetar

___________________________________________________________________________________

 

 

Federata Sportive e Punëtorëve të Kosovës funksionon mbi bazë të  Ligjit Nr.03/L-134.

Qëllimi i Federatës është masovizimi i sportit tek punëtoria, me qëllim të mbrojtjes dhe ngritjes së shëndetit të punëtorisë, ndërtimit dhe kultivimit të marrëdhënjeve të shëndosha brenda tyre, duke promovuar miqësinë, solidaritetin, mosdiskriminimin, tolerancën, ndershmërinë, transparencën etj.

Përvec bashkëpunimit brenda Kosovës, Federata ka për objektiv edhe bashkëpunimin me organizata të ngjashme në regjion dhe më gjërë.    Federatës Sportive e Punëtorëve të Kosovës ka një struktura të qartë organizative.

Organi më  i lartë i saj është Kuvendi, pastaj Bordi i Drejtorëve, që përbëhet prej 7 anëtarëve (kryetari dhe 6 gjashtë anëtarë) dhe Këshilli Mbikqyrës. Përvec kësaj, Federata ka administratën, Komisionin e Garave dhe Komisionin Disiplinor.

Federata punon duke u bazuar në Statutin e saj si akt themeltar, Rregulloren e Garave dhe Propozicionet e Garave.

Karakteristika të Fedreatës Sportive të Punëtorëve të Kosovës janë:

  1. Organizimi dhe zhvillimi i garave në disiplina të ndryshme sportive, sic janë: futbolli, basketbolli, volejbolli, shahu, ping-pongu etj., dhe
  2. Organizimi dhe zhvillimi i garave edhe për gjininë femrore.

Anëtarë  të Federatës mund të jenë institucione dhe kompani të ndryshme nga e tërë Republika e Kosovës.

Start a Conversation