Category: 2011

Turnir në PING-PONG “PRISHTINA OPEN 2011”

Për nder të dyvjetorit të themelimit të saj, Federata Sportive e Punëtoreve të Kosovës, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, më 12 Nëntor 2011, organizoi turnir në PING-PONG, “PRISHTINA OPEN 2011”.

Në këtë turne të PING-PONG-ut, murrën pjesë dhe garuan 4 (katër) ekipe:

  1. Posta dhe Telekomi i Kosovës,
  2. Dogana e Kosovës,
  3. Banka TEB, dhe
  4. Banka Qendrore e Kosovës.

Rezultatet e arritura:

 

* Dogana e Kosovës Banka TEB 3:1
* Posta dhe Telekomi i Kosovës Banka  Qendrore e Kosoves 3:1
* Banka TEB Banka Qendrore e Kosoves 3:1 ndeshja për vendin e tretë
* Posta dhe Telekomi i Kosovës Doganat e Kosoves 3:1 ndeshja finale

————————————————————————————————————————–

Në fund të garave, renditja përfundimtare në tabelë ishte:

  • Vendi i parë i takoi ekipit të PTK-ës ,
  • Vendi i dytë i takoi ekipit të Doganës së Kosovës
  • Vendi i tretë i takoi ekipit të Bankës TEB.

Fituesi i turneut “PRISHTINA OPEN 2011”, ekipi i PTK-ës, nga kryetari i Federatës, z.Ismail Sadiku, u shpërblye me kupë.

Prishtinë, 12.11.2011