Bazuar në Ligjin 03/L-134, për Lirinë e Asociimit në Organizata Joqeveritare në Republikën e Kosovës, Kuvendi i Federatës së Punëtorëve Sportiv të Kosovës, në mbledhjen e vet të mbajtur më 12/09/ 2009, miratoi këtë:
S T A T U T
- 1. EMËRTIMI, FORMA, dhe ADRESA
1.1. Kjo organizatë do të quhet Federata Sportive e Punëtorëve të Kosovës.
1.2. Ajo mund të quhet edhe si FSPK.
1.3. Federata në esencë është shoqatë jo-fitimprurëse, në harmoni me nenin 5.2 dhe 6 të Ligjit Nr.03/L-134 Për Lirinë e Asociimit në Organizatat Joqeveritare në Republikën e Kosovës
1.4. Federata nuk do të bëjë shpërndarjen e fitimit neto në individ. Pasurinë, të ardhurat dhe profitin e vet do t’a përdor për të realizuar qëllimet jo-fitimprurese të vet Federatës. Pasuria, të ardhurat dhe profiti i Federatës do të përdoren për të mbështetur qëllimet jo-fitimprurese të vet Federatës, dhe në asnjë formë nuk do të përdoren për të krijuar benefite të vecanta individuale, qoftë në mënyrë të drejtpërdrejt apo indirekte për asnjërin nga themeluesit, drejtorin, nëpunësit, anëtarë të shoqatës apo donatorë të OJQ-së. Kjo nuk don të thotë se nuk mund të bëhen pagesa për kompensim të arsyeshëm pë ata persona që bëjnë punë me interes për Federatën.
1.5. Transaksionet eventuale në mes të anëtarëve, anëtarëve të Bordit të Drejtorëve, personi ose nëpunësi dhe vet Federatës, duhet të mbyllet në vlera reale të tregut ose në kushte që janë më të favorshme për Federatën.
1.6. Federata, zyrën e vet qendrore e ka në Prishtinë, Kodra e Diellit, Zona e Lindjes, Lam.1,nr.1
- 2. THEMELUESIT
2.1. Themeluesit e Federatës janë:
- PTK, Dardania p.n., perfaqesues: Ismail Sadiku, K.Diellit, Z.Lindje, Lam.1, nr.1
- Shpend Maxhera, TEB;
- Naim Gerbeshi, Dogana e Kosoves;
- Sefedin Sefaj, Hekurudha e Kosovës;
- Basfort Jaha, kompania Ipko; dhe
- Kujtim Sopi, Kujtesa net;
2.2. Përfaqësuesi i autorizuar i Federatës, në Kosovë është Ismail Sadiku, Kodra e Diellit, Zona e Lindjes, Lam.1, nr.1, Prishtinë
2.3. Përfaqësuesi i Federatës emërohet nga Kuvendi i anëtarëve dhe ka për obligim t’a përfaqësoj Federatën në Kosovë dhe të pranoj të gjitha shkresat zyrtare në emër të Federatës. Ai/ajo duhet të jetë personi përgjegjes për informim të autoriteteve relevante administrative për të gjitha ndryshimet që mund të ndodhin në Federatë.
3. QËLLIMET DHE VEPRIMTARIA E FEDERATËS
3.1. Qëllimet themelore të FSPK janë:
- Masovizimi i sportit tek punëtorët e institucioneve dhe komapnive të ndryshme me qëllim të promovimit të frymës sportive në garat që organizon Federata;
- Ndihma e anëtarëve për realizim të qëllimeve për të cilat janë anëtarsuar në FSPK;
- Promovimin e aktiviteteve lidhur me realizimin e praktikave më të mira sportive për të dy gjinitë, duke pasur parasysh moshëm dhe mundësitë e tyre fizike, me qëllimin kryesor të mbrojtjes dhe ngritjes së shëndetit të tyre;
- Përdorimi i sportit dhe mjeteve tjera për promovim të paqës dhe bashkëpunimit të ndërsjellë në mes punëtorëve dhe formave të tyre organizative;
- Mbështetja për promovim dhe zhvillim të sportit edhe në ato institucione, kompani ku një gjë e tillë ështe në nivel jo të kënaqshëm;
- Ndertimi dhe kultivimi i marrëdhënjeve të shëndosha brenda anëtarësisë, që nënkupton miqësinë, solidaritetin, tolerancën, mosdiskriminimin, transparencën, ndershmërinë;
- Bashkëpunimi me organizata të ngjashme në regjion dhe më gjërë.
3.2. Aktiviteti i Federatës bazohet në organizimin dhe mbajtjen e garave në disiplinat e ndryshme sportive. Disa nga ato disiplina janë: futbolli i vogël, basketbolli, volejbolli, ping-pongu, shahu
4. ANËTARËT, ANËTARËSIMI, KUOTA PËR ANËTARËSIM DHE HUMBJA E TË DREJTËS SË ANËTARËSISË NË FEDERATË
4.1. ANËTARËT DHE ANËTARËSIMI –Anëtarësimi në Federatë është i hapur për cdo person, pa marrë parasysh racën, gjininë, orientimin seksual, shtetësinë, kombësinë, religjionin, moshën ose aftësitë fizike. Anëtarë të Federatës trajtohen të gjithë ata që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Kosovë dhe që janë të regjistruara pranë organeve kompetente të Republikës së Kosovës.
4.1.2. Anëtarësimi bëhet me aktin e nënshkrimit të deklaratës për anëtarësim në Federatë.
4.1.3. FSPK ka të njohura këto kategori të anëtarësisë:
- Anëtarët aplikant;
- Anëtarët kandidat; dhe
- Anëtarët e rregullt.
Anëtarët aplikant janë të gjithë ata që aplikojnë për anëtarësim në FSPK.
Anëtarët kandidat janë të gjithë ata që kanë aplikuar për anëtarësim, dhe nga FSPK-ja marrin përgjegje pozitive për anëtarësim në Federatë, por që akoma nuk kanë nënshkruar deklaratën për anëtarësim në FSPK-ës.
Anëtarë të rregullt të FSPK, trajtohen të gjithë ata që kanë aplikuar dhe kërkesat e të cilave janë miratuar nga Bordi dhe kanë nënshkruar deklaratën për anëtarësim në FSPK-ës.
4.1.4. Pranimin e anëtarëve në Federatë e bënë Bordi i FSPK-ës, në harmoni me vendim të Kuvendit.
4.1.5. Përmbajtjen e deklaratës për anëtarësim e përpilon dhe e miraton Bordi i FSPK-së.
4.2. KUOTA PËR ANËTARËSIM – Caktimi i lartësisë së kuotës për anëtarësim është e drejtë e Bordit të Federatës, e përcaktuar me vendim të Kuvendit.
4.3. HUMBJA E TË DREJTAVE TË ANËTARËSISË – Anëtari që nuk i respekton rreguloret e FSPK-së, apo që nuk paguan kuotën e anëtarsimit brenda afatit të përcaktuar me aktet normative të FSPK-së, automatikisht e humb të drejtën e anëtarit në FSPK.
4.3.1. Kur anëtari nuk ka paguar anëtarësinë me kohë, por me shkrim i është drejtuar Bordit të FSPK me të cilën obligohet që brenda një periudhe të caktuar kohore do të paguaj obligimet, Bordi mund të merrë vendim që ai do të trajtohet edhe mëtutje anëtarë, por nuk do të ketë të drejtën e votës në mbledhjet e organeve e FSPK-së, për derisa të bënë pagesën e plotë të obligimit. Pagesa e plotë e obligimeve dhe në harmoni me vendim paraprak të Bordit, nënkupton revokim automatik të të drejtave të plota të përcaktuara me këtë Statut.
4.3.2. Suspendimi nga FSPK-së ndodh edhe në rast të mosrespektimit të Statutit të FSPK-së. Kohëzgjtja e suspendimit duhet të përcaktohet. Suspendimi do të revokohet nga Kuvendi i FSPK-së, atëherë kur anëtari i suspenduar, me shkrim njofton se rregullat e shtruara nga FSPK-ja do t’i respekton dhe zbaton.
5. ORGANET E FEDERATËS
Organet e Federatës janë:
- Kuvendi;
- Bordi i Drejtorëve; dhe
- Këshilli Mbikqyrës.
5.1. KUVENDI
5.1.1. Kuvendi është organi më i lartë i Federatës. Ai përbëhet nga gjithë anëtarët e Federatës;
5.1.2. Me punën e Kuvendit udhëheq Kryesia e Kuvendit që përbëhet nga Kryetari dhe Nënkryetari i Kuvendit;
5.1.3. Mbledhjet e Kuvendit janë të rregullta dhe të jashtëzakonshme;
5.1.4. Kuvendi do të mbaj mbledhje të rregullta së paku dy herë në vit. Ftesa për Kuvend të rregullt, duhet t’u dërgohet anëtarëve të Kuvendit së paku 15 ditë para datës së mbajtjes së mbledhjes, ndërsa materiali duhet t’u dërgohet së paku 7 ditë para mbajtjes së mbledhjes;
5.1.5. Kuvendi përbëhet nga përfaqësues të anëtarëve të Federatës. Anëtarë të Kuvendit janë edhe Kryesuesi i Bordit (me të drejtë vote), dhe Kryesuesi i Këshillit Mbikqyrës (pa të drejtë vote);
5.1.6. Përfaqësues në Kuvend mund të bëhen personat që plotësojnë këto kushte elementare:
- Janë të punësuar, që nënkupton se janë të moshës madhore, mbi 18 vjet;
- Janë të deleguar nga institucioni, kompania pëkatëse; dhe
- Janë shtetas të Republikës së Kosovës.
5.1.7. Vetëm anëtarët e rregullt kanë të drejtën e votës. Një anëtar paraqet një votë.
5.1.8. Numri i përfaqësuesve të institucioneve, kompanive publike, bankave dhe institucioneve jobankare, kompanive të sigurimit dhe të tjera, do të jetë i barabartë. Të gjithë do të përfaqsohen me nga 2 (dy) delegat në Kuvend.
5.1.9. Nëse përfaqësuesi i institucionit/kompanisë e ndërpren marrëdhënjen e punës me kompaninë që e ka deleguar si përfaqësues apo si garues të vetin, automatikisht e humb të drejtën e përfaqësimit apo të garimit për atë institucion/kompani.
5.1.10. Mbledhjen e rregullt të Kuvendit e thërret dhe me te kryeson Kryetari i Kuvendit;
5.1.11. Mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit mund ta thërret Kryetari i Kuvendit, 1/3 e anëtarëve të Kuvendit ose edhe Këshilli Mbikqyrës
5.1.12. Mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit mbahet nëse në te marrin pjesë 50%+1 e anëtarëve, kurse vendimet në Kuvend mund të mirren nëse votojnë 2/3 e anëtarëve të pranishëm;
5.1.13. Mbledhjen e Kuvendit e udhëheq Kryetari i Kuvendit;
5.1.14. Mënyra e punës së Kuvendit, rregullohet me rregulloren e punës së Kuvendit;
5.1.15. Kuvendi, me propozim të Bordit, mund të revokon anëtarin e Bordit para skadimit të mandatit për të cilin është zgjedhur, nëse ai nuk e ushtron detyrën e tij në harmoni me dispozitat e këtij Statuti dhe me vendimet e Bordit dhe të Kuvendit;
5.1.16. Kuvendi ka të drejtë të revokon edhe Bordin në tërësi kur në punën e tij vëren: neglizhencë, njohuri të pamjaftueshme për kryerje të detyrave që janë të përcaktuara nga Kuvendi, pengon punën dhe veprimtarinë e Kuvendit përkatësisht pamundëson ose pengon zbatimin e politikës zhvillimore të Federatës;
5.1.17. Veprimtaria e Kuvendit fokusohet në:
- Miratimin e Statutit;
- Miratimin e Rregullores së punës së Kuvendit;
- Përpilimin e politikës së Federatës;
- Miratimin e planprogramit të puns së Federatës;
- Vendos për bashkëpunim, anëtarësim dhe pjesëmarrje në gara që organizohen nga asociacione të ngjashme rajonale e më gjërë;
- Zgjedh dhe shkarkon kryetarin, nënkryetarin (1 apo 2) dhe anëtarët tjerë të Kryesisë;
- Zgjedh dhe shkarkon Bordin e Federatës;
- Zgjedh dhe shkarkon Këshillin Mbikëqyrës;
- Miraton sistemin e garave dhe vendos për ndryshimin eventual të tij;
- Miraton planin financiar të Federatës;
- Miraton planprogramin e punë së Këshillit Mbikqyrës
- Kryen edhe punë tjera në harmoni me Statutin dhe aktet tjera të Federatës.
5.1.18. Kuvendi mund të formoj edhe komisione tjera. Ato mund të jenë të përkohshme apo të përhershme. Lidhur me kompetencat e tyre vendos Kuvendi dhe rrjedhimisht ato i përgjigjen Kuvendit.
Komisione të tilla mund të janë:
- Komisioni i garave;
- Komisioni disiplinor;
- Komisioni për informim dhe marketing;
- Komisioni për mirënjohje; dhe
- Komisione tjera me rëndësi për aktivitetet e FSPK-ës.
5.2. BORDI I DREJTORËVE
5.2.1. Bordi i Drejtorëve i FPSK (në tekstin e mëtejshëm Bordi) është organ ekzekutiv dhe udhëheq me punën e Federatës në mes të dy mbledhjeve të Kuvendit, dhe cdoherë duhet të veprojë në harmoni me qëllimet e Federatës;
Mbledhjet e Bordit të Drejtorëve i thërret kryetari, e në mungesë të tij nënkryetari ose njëri nga anëtarët e Bordit që e autorizon kryetari;
Mbledhjet janë të rregullta dhe të jashtëzakonshme. Mbledhjet e jashtëzakonshme thirren nëse një gjë të tillë e kërkon shumica e thjeshtë e anëtarëve të Kryesisë;
Bordi tubohet dhe mbanë mbledhje sipas nevojës por, më së paku një here në 3 muaj;
Bordi i Drejtorëve, për punën e vet i jep llogari Kuvendit të FSPK-ës
5.2.2. Bordi numëron 7 anëtarë. Ai përbëhet nga: Kryetari, nënkryetari dhe 5 anëtarë tjerë. Kuvendi zgjedh 5 anëtarë, kurse 2 anëtarë i emëron kryetari i Bordit. Kuvendi, nga 5 anëtarët e zgjedhur të Bordit, e zgjedh kryetarin. Anëtarët e Bordit të Drejtorëve duhet të jenë delegatë të Kuvendit.
5.2.3. Bordi zgjedhet me mandat 4 vjeçar, me mundësi të rizgjedhjes edhe per një mandat.
5.2.4. Kryetari i Bordit të Drejtorëve e përfaqëson Bordin por edhe Federatën;
5.2.5. Kryetari i Bordit të Drejtorëve nënshkruan vendimet e Bordit.
5.2.6. Puna dhe vendim-marrja në Bord, rregullohen me rregulloren mbi punën e Bordit të FSPK;
5.2.7. Fusha e veprimtarisë së Bordit të Drejtorëve përfshinë:
- Përpilon Statutin dhe i propozon Kuvendit për miratim;
- Përgatit mbledhjet e Kuvendit dhe materialin për ato mbledhje;
- Ekzekuton vendimet e nxjerra nga Kuvendi;
- Përpilon planin e punës dhe planin financiar të Federatës;
- Cakton lartësinë e pagesës për gjyqtarë-referë të ndeshjeve;
- Nxjerrë vendime për vendin (fushën) e mbajtjes së garave (nëse nuk vendoset ndryshe);
- Cakton lartësinë e kompenzimit për shfrytëzim të fushës për mbajtje të garave;
- Vendos për pranim të punëtorëve të administratës së Federatës;
- Vendos për blerjen e inventarit e materialit tjetër shpenzues për nevoja të FSPK-së; dhe
- Merrë vendime tjera që nuk janë në kompetencë të Kuvendit
5.3. KËSHILLI MBIKQYRËS
5.3.1. Këshilli Mbikqyrës përbëhet prej 3 anëtarëve. Këshillin Mbikqyrës e zgjedh Kuvendi me mandat 4 vjeçar, me të drejtë të rizgjedhjes edhe për një mandat;
Anëtari i Këshillit Mbikqyrës nuk mund të jetë anëtar i organeve dhe trupave tjerë të FSPK.
5.3.2. Bordi dhe të gjitha organet dhe trupat tjerë të Federatës, janë të obliguara që Këshillit Mbikëqyrës t’i mundësojnë mbikëqyrjen në punën e tyre;
Këshilli Mbikëqyrës ka për detyrë me përcjellë punën e organeve të Kuvendit në mes të dy Kuvendeve dhe mbikëqyrë afarizmin financiar të Federatës;
Këshilli mbikëqyrës, për punën e vetë, i raporton Kuvendit të FSPK-ës; dhe
Puna e Këshillit Mbikëqyrës përcaktohet me Rregulloren mbi punën e Këshillit Mbikëqyrës.
6. KOMISIONET E BORDIT TË DREJTORËVE
6.1. E tërë fusha e veprimatrisë së komisioneve dhe puna e tyre, në mungesë të rregulloreve, definohet me vendime të Bordit.
- 7. ZYRTARËT DHE NËPUNËSIT
7.1. Sipas nevojës, është e drejtë e Kuvedit të pranojë në punë persona që do të marrin përsipër kryerjen e detyrave të Federatës.
7.2. Kohëzgjatjen e punësimit të tyre e rregullon Kuvendi dhe e zbaton Bordi i Drejtorëve.
7.3. Punësimi bëhet përmes marrëveshjes me shkrim, ku detalizohen të ardhurat dhe të mirat tjera që duhet t’i paguhen të punësuarit. Lartësia e pagesave duhet të jetë e arsyeshme dhe bëhet vetëm për punën ë bërë.
- 8. GARAT
8.1. Garat zyrtare në Kosovë i organizon Bordi i Federatës ose organi që e autorizon Bordi.
8.2. Garat zhvillohen në bazë të rregullave të FSPK,
8.3. Organi përkatës që udhëheq me gara, duhet ti respektoj të gjitha vendimet e FSPK-së.
8.4. Të gjitha propozicionet e garave, fillimin, shtyerjen, dhe të tjera i miraton Bordi i FSPK-ës.
9. SHPËRBËRJA E FEDERATËS
9.1. Federata mund të shpërbëhet me vendim të shumicës së anëtarëve të Federatës.
9.2. Në rast se vjen deri te shpërbërja, Kuvendi i Federatës do të vendos, pas përmbushjes së obligimeve, se kush do të përvetësoj pasurinë e mbetur.
10. NDRYSHIMET E STATUTIT
10.1. Statuti i tanishëm i Federatës mund të ndryshohet me vendim të 2/3 (dy të tretave) të anëtarëve të Federatës.
11. PERIUDHA E RAPORTIMIT DHE VITI FINANCIAR
11.1. Bordi i Drejtorëve dhe Zyrtarët e emëruar, do të paraqesin raporte vjetore para Kuvendit të Federatës ose kurdo që kërkohet nga Kuvendi.
11.2. Viti financiar i Federatës, përputhet me vitin kalendarik.
Ky statut është aprovuar në Prishtinë, më 12 Shtator 2009.
Comments are closed.