Category: Garat për KUPË

Garat për kupë

Në ndeshjen finale të garave për kupë, ekipi i Policisë së Kosovës pasi mundi ekipin e Hekurudhave të Kosovës me rezultat 4:1, përveç titullit të kampionit, fitoi edhe në garat për kupë, dhe me meritë mori edhe kupën e këtyre garave. URIME!

 

Pas zhvillimit të ndeshjeve të xhiros së parë të garave për kupë, për xhiron e dytë janë kualifikuar këto ekipe:

  1. Policia e Kosovës,
  2. IPKO,
  3. Dogana e Kosovës, dhe
  4. Hekurudhat e Kosovës.

Xhiroja e dytë e garave për kupë, është në program të zhvillohet pas përfundimit të garave kampionale të stinorit vjeshtor.

Shorti i garave për xhiron e dytë do të hudhet pas përfundimit të garave kampionale të edicionit 2017, në muajin Nëntor.

Veni re:

  • Loja në mes të ekipit të Hekurudhave të Kosovës dhe atij të FSK-së, në kohën e rregullt përfundoi me rezultat të barabartë 1:1 (0:1).
  • Sipas propozicioneve të garave, u zhvillua loja shtesë 2×5 minuta. Edhe pas lojes shtesë, rezultati poashtu ishte i barabartë 2:2 prandaj, u ekzekutuan penalltitë.
  • Gjatë ekzekutimit të penalltive, ekipi i Hekurudhave ishte më i suksesshëm dhe realizoi 3 penallti kështu që fitoi ndeshjen me rezutat të përgjithshëm 5:3.