Category: Garat për KUPË

Garat për kupë 2018

Rezultatet e ndeshjeve të garave për kupë – edicioni 2018, të zhvilluara më 13.12.2018:

Garat për Kupë - Ndeshja FINALE

 

Rezultatet e ndeshjeve të garave për kupë – edicioni 2018, të zhvilluara më 06.12.2018:

Ndeshja e mbetur nga java e parë e garave për kupë, të zhvilluara në stinorin pranveror, në mes të POLICISË dhe FSK, në kohën e rregullt, përfundoi me rezultatin e barabartë 1:1 (1:1). Pas ekzekutimit të penalltive, fitoi ekipi i POLICISË me rezultat përfundimtar 6:5 dhe u kualifikua për ndeshjen gjysëmfinale.

Në vazhdim, u bë hudhja e shortit për ndeshjet e gjysëmfinales. Shorti përcaktoi këto çifte:

  • TEB – POLICIA, dhe
  • RBKO – ATK.

Ndeshja e parë gjysëmfinale, në mes të ekipeve TEB dhe POLICIA, që filloi në ora 20:15, u xhvillua në një atmosferë shumë të mirë. Ndeshja përfundoi me rezultat 2:5 në të mirë të ekipit të POLICISË. Kështu, ekipi i PLOCISË u bë finalisti i parë i garave për kupë.

Ndeshja e dytë gjysëmfinale, e paraparë të zhvillohet në mes të RBKO dhe ATK, për shkak të mosparaqitjes në fushë të ekipit të ATK nuk u zhvillua. Prandaj, kjo ndeshje u regjistrua me rezultatin zyrtar 3:0 në të mirë të ekipit të RBKO, me çka, ekipi i RBKO u bë finalisti i dytë i garave për kupë.

Kështu, në finalen e garave për kupë, që do të zhvillohet më 13.12.2018, me fillim në ora 19:00, do të takohen ekipet e POLICISË dhe të RBKO.


Prishtinë, më 07.12.2018

  • Pas zhvillimit të ndeshjeve të xhiros së parë të garave për kupë, për xhiron e dytë janë kualifikuar këto ekipe:
  1. ATK;
  2. RBKO;
  3. TEB dhe
  4. AKP (pa lojë sipas shortit)
  • Loja në mes të ekipit të POLICIS-ë dhe FSK-së është shty për një ditë tjetër.
  • Kjo ndeshje e mbetur e kupës dhe ndeshjet tjera të shtyra të kampionatit do të zhvillohen në fillim të stinorit vjeshtorë në një kohë dhe orarë të përshtatshëm, për orarin e këtyre ndeshjeve do të lajmëroheni paraprakisht.

 

Prishtinë, më 05.07.2017