Turneu 28 Nëntori

FTESË

 

Të nderuar anëtarë të Federatës, ish anëtarë si dhe institucione dhe kompani të ndryshme, ju njoftojmë se Federata Sportive e Punëtorëve të Kosovës (FSPK), në harmoni me plan-programin e punës për vitin 2014, në nderim të 28 Nëntorit, organizon turneun në SHAH dhe PING-PONG, për të dy gjinitë, femra dhe meshkuj.

 

Ju bëjmë ftesë të merrni pjesë në këtë turne.
Pjesëmarrja është pa pagesë, kurse të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjithë anëtarët aktual të Federatës, ish anëtarët si dhe institucione dhe kompani tjera.

 

Një institucion/kompani, mund të prezentohet edhe me dy apo më shumë ekipe në të njejten disiplinë sportive.

Ekipet në Ping-pong përbëhen nga 3 lojtarë, kurse në Shah me nga 4 lojtarë.

 

Afati për paraqitje është deri me 26.11.2014, ora 15:00.

 

Paraqitja bëhet në email adresen e Federatës (FSPK-së): federatasportive@gmail.com ose në numrin 044/157-527

 

Garat do të mbahen me 29.11.2014 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, sipas këtij orari:

  • Garat në SHAH, me fillim në ora 12:00, në sallën e SHAH-ut, dhe
  • Garat në PING-PONG, me fillim në ora 14:00, në sallën PING-PONG-ut.

 

Në fund të turneut, Federata ndanë këto shpërblime:

  • Për vendin e parë, kupë dhe 50.00 EUR,
  • Për vendin e dytë, kupë dhe 30.00 EUR, dhe
  • Për vendin e tretë, kupë dhe 20.00 EUR.

 

Për Federaten,

___________________________,

Fejzullah Ademi, sekretar i Bordit