Me nismë të Ismail Sadikut dhe Fadil Bejtullahut, punëtorë të PTK-së, më 3 Qershor’09, është realizuar takimi, në të cilin është formësuar Keshilli Nismëtar për themelim të Federatës Sportive të Punëtorëve të Kosovës – FSPK. Anëtarë të Këshillit Nismëtar ishin punëtorë – përfaqësues të këtyre institucioneve dhe kompanive:
- PTK-së,
- KEK-ut,
- Policia e Kosovës,
- BQK – Banka Qendrore e Kosovës,
- Doganat e Kosovës,
- ANP – Aeroporti Ndërkombëtar i Kosovës,
- ProCredit Bank,
- TEB,
- NLB, dhe
- DUKAGJINI – kompania e sigurimeve.
Më vonë Këshillit iu bashkëngjiten edhe disa institucione/kompani, si: Hekurudhat e Kosovës, FSK- Forca e Sigurisë së Kosovës, BpB, Ngrohtorja e qytetit – Termokos etj.
Meqenëse kjo nismë u bë në fillim të muajit Qershor’09, që trajtohet si muaj i festave shumë të rëndësishme të historisë më të re të Kosovës: 10 vjetorit të clirimit të Kosovës dhe përvjetorit të parë të hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, u lansua dhe u përqafua propozimi për organizim të një turniri në futboll të vogël dhe basketboll. Turniri u organizua dhe u mbajtë me shumë sukses, më 13, 14 dhe 15 Qershor’09.
Në futboll të vogël, fitues doli ekipi miks: K.K.Fushë Kosovës – kompania DILON BENZ.
Në basketboll, vendi i parë i takoi ekipit të PTK-së.
Meqenëse ishte fillim i sezonës së pushimeve vjetore, Këshilli Nismëtar vendosi që gjatë kësaj periudhe kohore, të përgatiten dokumentet e nevojshme (Statuti dhe Rregulloret e duhura), dhe në Shtator’09, të mbahet Kuvendi themelues i Federatës.
Për përgatitje të dokumentacionit të nevojshëm për themelim të Federatës, Keshilli Nismëtar themeloi komisionin në përbërje:
- Ismail SADIKU – PTK,
- Shpend MAXHERA – TEB,
- Muharrem UKA – BQK,
- Naim GERBESHI – Dogana, dhe
- Seladin UJKANI – BpB.
Pasi komisioni i formuar përgatiti dokumentacionin e nevojshëm, Këshilli Nismëtar për themelim të Federatës Sportive të Punëtorëve të Kosovës, vendosi që më 12 shtator 2009, të mbaj Kuvendin themelues të Federatës.
Në këtë Kuvend është themeluar Federata dhe janë zgjedhur organet kryesore të saj: Kuvendi, Bordi Ekzekutiv, Komisioni i garave dhe Këshilli Mbikqyrës. Themelues të Federatës janë institucione, kompani publike, banka, kompani te sigurimit dhe kompani tjera.
Në Kuvend është vendosur që:
– Federata të titullohet si Federatë Sportive e Punëtorëve të Kosovës,
– Federata të regjistrohet si OJQ,
– Selia e Federatës të jetë në Prishtinë,
– Puna e Federatës të jetë publike,
– Federata do të bashkëpunoj me institucione/kompani dhe asociacione të ngjashme në Kosovë dhe më gjërë,
– Veprimtaria e Federatës do të jetë:
Masovizimi i sportit tek punëtorët e institucioneve/kompanive të ndryshme me qëllim të promovimit të frymës sportive në garat që do t’i organizon;
Përdorimi i sportit për promovim të paqës dhe bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të punëtorëve dhe formave të tyre organizative,
Promovimin e aktiviteteve lidhur me realizimin e praktikave më të mira sportive për të dy gjinitë, duke pasur parasysh moshën dhe mundësitë e tyre fizike, me qëllim te mbrojtjes së shëndetit të tyre;
Mbështetje për promovim dhe zhvillim të sportit edhe në ato institucione dhe kompani, ku një gjë e tillë është në nivel jo të kënaqshëm;
Ndërtimi dhe kultivimi i marrëdhënjeve të shëndosha brenda anëtarësisë, që nënkupton miqësi, solidaritet, tolerancë, mosdiskriminim, transparencë, ndershmëri etj.;
Bashkëpunimi me organizata të ngjashme në regjion dhe më gjërë.
– Anëtarë të Federatës mund të bëhen institucione, kompani publike, banka dhe institucione tjera fianciare, kompani të sigurimeve dhe kompani tjera që janë të regjistruara në organet e kompetente të Republikës së Kosovës;
– Federata ka planifikuar që financimin t’a siguron nga: anëtarësia, donacionet dhe burime tjera të lejuara me ligj;
– Bordi i Federatës është zgjedhur në këtë përbërje:
- Ismail Sadiku (PTK) – kryetar,
- Sefedin Sefaj (Hekurudhat e Kosovës)- anëtar,
- Isak Ejupi (Policia e Kosovës) – anëtar,
- Shpend Maxhera (TEB) – anëtar,
- Muharrem Uka (Banka Qendrore e Kosovës) – anëtar,
- Fadil Bejtullahu (PTK) – anëtar, dhe
- Naim Gerbeshi (Doganat e Kosovës) – anëtar.
– Federatën do t’a përfaqëson Kryetari i Bordit.
– Federata planifikon që garat t’i filloj më 1 tetor 2009
Comments are closed.