Historiku

Që nga periudha e pasluftës, mbaja me vete idenë për ndërtim të një forme të organizimit të punëtorëve të kompanive publike, për të garuar në mes vete në disiplina të ndryshme sportive. Me kalimin e kohës, këtë ide e zgjërova në kuptimin e asaj që përvec kompanive publike, në këtë organizim të kyqen edhe institucione dhe kompani tjera relevante.

Kështu, në Maj të vitit 2009, këtë ide e shpalosa para kolegut Fadil Bejtullahu dhe pastaj edhe para disa kolegëve tjerë të Postës dhe Telekomit të Kosovës. Ideja u pëlqye shumë. Prandaj, pa vonesë, me kolegun Fadil, vendosëm që të thërrasim disa institucione dhe kompani dhe të formojmë këshillin nismëtar për themelimin e këtij mekanizmi që në të ardhmen do ta quajmë Federatë, brenda së cilës do të garonin punëtorët e institucioneve dhe kompanive të ndryshme.

Kështu, më 3 Qershor 2009, themeluam këshillin nismëtar. Këtë këshill e përbënin të interesuarit nga këto institucione dhe kompani:

  • Ismail Sadiku dhe Fadil Bejtullahu – PTK (Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës);
  • Ilir Fazliu – KEK (Korporata Elektroenergjetike e Kosovës);
  • Kujtim Krasniqi – Doganat e Kososvës;
  • Muharrem Uka – Banka Qendrore e Kosovës;
  • Kushtrim Avdiu – ProCredit Bank;
  • Veton Elshani – Policia e Kosovës;
  • Fidan Ibrahimi – Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës;
  • Ilir Kasneci – NLB;
  • Shpend Maxhera – TEB; dhe
  • Elis Kasapolli – K.S.DUKAGJINI.

Meqenëse nisma koincidoi me festat e Qershorit: përvjetorit të parë  të hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe 10 vjetorit të clirimit të Kosovës, Këshilli Nismëtar nxorri vendim që për nder të këtyre festave, të organizoj turnir në futboll të vogël dhe basketboll. Turnirin e organizuam dhe e mbajtëm me sukses të plotë, më 13, 14 dhe 15 Qershor 2009. Në turnir muarrën pjesë këto institucione dhe kompani:

  • Policia e Kosovës,
  • FSK – Forca e Sigurisë së Kosovës,
  • PTK – Posta dhe Telekomunikimet e Kosovës,
  • KEK – Korporata Elektroenergjetike e Kosovës
  • Doganat e Kosovës,
  • Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës,
  • Hekurudhat e Kosovës,
  • BQK – Banka Qendrore e Kosovës,
  • ProCredit Bank,
  • Raiffeisen Bank,
  • TV 21,
  • TEB,
  • BpB,
  • DUKAGJINI – Kompania e Sigurimeve,
  • K.K. Fushë Kosovë + Dilloni Benz, dhe
  • Termokos, Ngrohtorja e Qytetit të Prishtinës.
  • IPKO

Këshilli Nismëtar, analizoi rrjedhën e turnirit dhe erdhi në përfundim se numri i pjesëmarrësve, struktura e tyre dhe “fair play” i treguar, vetëm sa i dhanë vulë idesë për nevojën e themelimit të Federatës.

U vendos që kjo Federatë, për nga forma, do të jetë organizatë joqeveritare – OJQ, dhe organet kryesore të saj do të jenë: Kuvendi, Bordi Ekzekutiv dhe Këshilli Mbikqyrës.

Poashtu, Këshilli Nismëtar vendosi që Federata të organizoj të gjitha ato disiplina sportive, për të cilat anëtarët disponojnë kapacitete garuese sportive, dhe për të cilat disiplina ata shprehin interesimin e tyre.

Ismail Sadiku,

Ideator, kryetar i Këshillit Nismëtar dhe aktualisht Kryetar i Bordit të Federatës.

Comments are closed.