Për nder të dyvjetorit të themelimit të saj, Federata Sportive e Punëtoreve të Kosovës, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, më 12 Nëntor 2011, organizoi turnir në PING-PONG, “PRISHTINA OPEN 2011”.
Në këtë turne të PING-PONG-ut, murrën pjesë dhe garuan 4 (katër) ekipe:
- Posta dhe Telekomi i Kosovës,
- Dogana e Kosovës,
- Banka TEB, dhe
- Banka Qendrore e Kosovës.
Rezultatet e arritura:
* | Dogana e Kosovës | – | Banka TEB | 3:1 | |
* | Posta dhe Telekomi i Kosovës | – | Banka Qendrore e Kosoves | 3:1 | |
* | Banka TEB | – | Banka Qendrore e Kosoves | 3:1 | ndeshja për vendin e tretë |
* | Posta dhe Telekomi i Kosovës | – | Doganat e Kosoves | 3:1 | ndeshja finale |
————————————————————————————————————————–
Në fund të garave, renditja përfundimtare në tabelë ishte:
- Vendi i parë i takoi ekipit të PTK-ës ,
- Vendi i dytë i takoi ekipit të Doganës së Kosovës
- Vendi i tretë i takoi ekipit të Bankës TEB.
Fituesi i turneut “PRISHTINA OPEN 2011”, ekipi i PTK-ës, nga kryetari i Federatës, z.Ismail Sadiku, u shpërblye me kupë.
Prishtinë, 12.11.2011