Në mbledhjen e fundit të Bordit, të mbajtur më 3 Dhjetor 2013, në të cilën kanë marrë pjesë të gjithë anëtarët e Bordit, përveç tjerash, është vendosur që Kuvnedi Zgjedhor i Federatës, të mbahet më 21 Dhjetor 2013, me fillim të punimeve në ora 11:00. Punimet e Kuvendit do të zhvillohen në lokalet e restaurantit “n’shpi”.
Për përgatitjen e materialit për Kuvendin zgjedhor, u themelua grupi i punës në përbërje:
- Ismail Sadiku,
- Shpend Maxhera, dhe
- Fadil Bejtullahu.
Përveç raportit të punës, që në mënyrë kronologjike duhet të përfshijë periudhen prej themelimit të Federatës (12 Shtator 2009) e deri në përfundim të edicionit 2013 të garave (Dhjetor 2013), grupi i punës duhet të analizoj Statutin dhe aktet tjera normative dhe eventualisht t’i propozoj Kuvendit ndryshimin/plotësimin e tyre.
Materialet e përgatitura, duhet t’i dërgohen kuvendarëve, në kohën e paraparë me Statut.
Për Federaten,
Ismail Sadiku, kryetar
___________________________________________________________________________________