Me ftesë të asociacionit “Sport and Health” nga Bullgaria, anëtar i CSIT (Konfederata Botërore e Sportistëve Punëtorë), përfaqësueset e Federatës Sportive të Punëtorëve të Kosovës (FSPK), në futboll të vogël dhe basketboll (streetball), prej datës 04-08.06.2014, kanë marrë pjesë në garat sportive mbarëbotërore të punëtorëve, të mbajtura në Varna të Bullgarisë.
Në disiplinën e futbollit të vogël për meshkuj, kanë marrë pjesë 42 përfaqësuese, kurse në disiplinën basketbollit (streetball) për meshkuj, kanë marrë pjesë 16 përfaqësuese.
Sistemi i garave ka qenë i ngjashëm me sistemin e “Champions leage”, që don të thot se ekipet kanë qenë të ndara në grupe garuese.
Në futboll, 42 ekipe kanë qenë të ndara në 8 grupe garuese. Grupet 1 deri 6, kanë qenë nga 5 përfaqësuese, kurse në grupin 7 dhe 8, nga 6 përfaqësuese. Ekipi ynë ka garuar në grupin e 4-të, me këtë përbërje:
- FSPK / Kosovë,
- Ideal Standard – Vidima / Bullgari
- Antonovo Municipality / Bullgari
- R.A.T.B.II / Rumani, dhe
- Hapoel – Petah – Tikva Munipacility / Israel.
Ndeshjet e zhvilluara, kanë përfunduar me këto rezultate:
- FSPK – Ideal Standard – Vidimai = 7 : 0,
- Antonovo Municipality – FSPK = 0 :10,
- FSPK – R.A.T.B.II = 3 : 2,
- Hapoel – Petah – Tikva Munipacility – FSPK = 0 : 3.
Pra, në 4 ndeshjet e zhvilluara në kuadër të grupi, ekipi i FSPK, ka shënuar 4 fitore.
Në ndeshjen çerekfinale, përfaqësuesja jonë është takuar me ekipin fitues të grupit të tretë (3), ROSSIA – PROFSOYUS nga Rusia, ekip që po ashtu, në kuadër të grupit, nga 4 ndeshje të zhvilluara, ka shënuar 4 fitore.
Në kohen e rregullt, ndeshja ka përfunduar me rezultat të barabartë 2:2. Pas ekzekutimit të penalltive, ekipi ynë ka fituar ndeshjen me rezultat të përgjithshëm 8:7 (2:2; 6:5).
Në ndeshjen gjysmëfianle,përfaqësuesja jonë është takuar me ekipin MINI MARITZA IZTOK I të Bullgarisë. Edhe kjo ndesje në kohën e rregullt, ka përfunduar me rezultat të barabartë 2:2. Pas ekzekutimit të penalltive, ekipi bullgar e ka fituar ndeshjen me rezultat 7:6 (2:2; 5:4).
Në ndeshjen për vendin e tretë, ekipi ynë ka fituar ndeshjen kundër ekipit S.L.I. ENERGIA të Rumanisë, me rezultat 3:0.
Në disiplinën e basketbollit (streetball), kanë marrë pjesë 16 përfaqësuese. Edhe këtu ekipet kanë qenë të ndara në 4 grupe garuese. Në të gjitha grupet 1 deri 4, kanë qenë nga 4 përfaqësuese. Ekipi ynë ka garuar në grupin e 3-të, me këtë përbërje
M+S HYDRAULIC / BULLGARI,
- HAPOEL – BEER SHEVA MUNICIPALITY / ISRAEL
- FSPK / KOSOVË, dhe
- ROSSYIYA – PROFSOYUZ / RUSIA.
Në kuadër të grupit, ekipi i FSPK, është ranguar në vendin e dytë.
Në vazhdim të garave, ekipi ynë është dashur të zhvilloj gara për vendet 5 deri 8. Në radhitjen përfundimtare, ekipi ynë është radhitur në vendin e gjashtë (6).
Marrë parasysh faktin se CSIT (Konfederata Botërore e Sportistëve Punëtorë), në fund të garave, shpërbln 6 ekipet e para të radhitura në secilën disciplinë sportive, rezulton se përfaqësueset tona, janë kthyer në vend me dy kupa të fituara.