Ftesë për pjesëmarrje në garat e edicionit 2020

Ftesë për pjesëmarrje në garat e edicionit 2020

 

NJOFTIM DHE FTESË

Të nderuar,

Duke ju konsideruar si institucion apo kompani anëtarë/e dhe potencial për të bërë gara në edicionin e vitit 2020, të organizuar nga Federata Sportive e Punëtorëve të Kosovës (FSPK), përmes kësaj shkrese po ju bëjmë një njoftim të shkurtër lidhur me ecurinë e garave të vitit 2019, si dhe ftesën për pjesëmarrje në garat e edicionit të vitit 2020.

1. NJOFTIM

Federata është asociacion i regjistruar në bazë të ligjit mbi OJQ-të, i licencuar nga MKRS (Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport) e Republikës së Kosovës, i anëtarësuar në KOK (Komiteti Olimpik i Kosovës) dhe në Konfederatën Botërore të Sportistëve Punëtorë/Punëtorë (CSIT) .

Garat e edicionit 2019, të organizuara nga FSPK, kanë filluar në muajin Mars’19 dhe kanë përfunduar në muajin Dhjetor’19.

Gjatë edicionit 2019 të garave, janë zhvilluar garat kampionale dhe garat për kupë.

Fitues i garave kampionale është shpallur ekipi i POLICISË SË KOSOVËS. Po ashtu, edhe fitues i garave të kupës është shpallur ekipi i POLICISË SË KOSOVËS.

Komiteti Ekzekutiv i Federatës ka nxjerrë vendim që në përfundim të kampionatit dhe garave të kupës, përveç ndarjes së kupës, kampionin ta shpërblej me 800.00€, kurse fituesin e garave për kupë, ta shpërblej me 200.00€.

Në muajin Maj, përfaqësuesja e Federatës në futboll, ka marrë pjesë në gara ndërkombëtare në qytetin ALGARVE të Portugalisë, ku ka arritur deri në finale.

2. FTESË PËR PJESËMARRJE NË GARAT E VITIT 2020

Sa i përket edicionit të garave të vitit 2020, ju njoftojmë se Komiteti Ekzekutiv i Federatës ka vendos që ato të fillojnë në fillim të muajit Mars’20. Si zakonisht, garat do të zhvillohen në dy stinor, dhe atë:

1. Stinori pranveror: Mars – Qershor 2020, dhe
2. Stinori vjeshtor: Shtator – Dhjetor 2020.

Sistemi i garave për vitin 2020, do të jetë i tillë ashtu që garat kampionale do të zhvillohen sipas sistemit “vajtje-ardhje”, ku secili luan 2 herë me secilin (një herë në pranverë dhe herën e dytë, ndeshjen e kthimit, në vjeshtë). Përveç kësaj, Federata do të organizojmë edhe garat për kupë dhe ato për super kupë.

Federata është në fazën përgatitore të garave për edicionin 2020. Për një planifikim sa më të mirë të këtij edicioni të garave, ftoheni që përmes formës elektronike, të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në këtë edicion të garave, në e-mail adresën e Federatës federatasportive@gmail.com

Afati për regjistrim të pjesëmarrjes në gara zgjatë nga data 24.01.2020 deri më 15.02.2020.

Pas konfirmimit tuaj për pjesëmarrje, Federata do të lëshojë faturën, mbi bazë të së cilës do të bëni pagesën e kuotës. Lartësia e faturës për anëtarësim dhe zhvillim të garave kampionale dhe për kupë në edicionin e vitit 2020, është 990.00€.

Afati për pagesë të faturës për vitin 2020, është data 14.03.2020 .

Komisioni përkatës i Federatës, më 16.03.2020, do të bënë hedhjen e shortit të garave.

Këtë vit, jemi të ftuar nga organizatori i garave të një turneu ndërkombëtar ALBENA 2020, në Bullgari. Komiteti Ekzekutiv i Federatës ka vendosur që përfaqësuesja jonë të merr pjesë në këtë turne prandaj, kemi konfirmuar pjesëmarrjen në gara dhe po i bëjmë të gjitha përgatitjet e duhura për pjesëmarrje në këtë manifestim ndërkombëtar të sportit.

Sefedin Sefaj, sekretar: __________