Shapllja e Laureteve 2019

Shpallja e Laureteve

2019

Në ambientet e restorantit Villa Gërmia, FSPK mbajti ngjarjen e shpalljes së laureatëve të vitit 2019.

Në fillim të ceremonisë, u ndanë mirënjohje për sponsorët, për referët, komisarin e garave, teknikun medicinal, për federatat me të cilat FSPK ka bashkëpunim (FFK, FBK, FPPK, FSHK) dhe për shtëpinë televizive RTK.

Në vazhdim, në prani të sportistëve, sponsorëve, mediave dhe të interesuarve tjerë, për opinion u bënë të njohur emrat e laureatëve.

U prezantua 6-ja më e mirë, me këtë përbërje:
1. Gani Konjuhi, portier (PK),
2. Sami Geci, lojtar (PK),
3. Blerim Vilanci, lojtar (FSK),
4. Egzon Abazi, lojtar (PK),
5. Ferki Haxhiu, lojtar (RTK) dhe
6. Diar Deliu, lojtar (Telek. i Kosovës).

Në vazhdim, u dhanë shpërblimet dhe mirënjohjet për më të mirët në kategorinë individuale dhe ekipore.

Komisioni në përbërje prej 5 vetash, për portier më të mirë kishte zgjedhur Gani Konjuhin nga ekipi i Policisë së Kosovës. Epiteti i golashënuesit më të mirë i takoi Egzon Abazit, po ashtu nga Policia e Kosovës. Ekipi i vitit u shpall ai i Policisë së Kosovës. Për ekipin më Fair Play, epiteti i takoi ekipit të bankës TEB. Në fund, çmimi kryesor, ai i sportistit të vitit i takoi kapitenit të ekipit të Policisë së Kosovës dhe të përfaqësueses së FSPK-së, Sami Gecit. Urime!