Ministri Kujtim Shala priti Ismail Sadikun nga Federata Sportive e Punëtorëve të Kosovës

Ministri Kujtim Shala priti Ismail Sadikun nga Federata Sportive e Punëtorëve të Kosovës

 

25.06.2015

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala priti sot një delegacion nga Federata Sportive e Punëtorëve të Kosovës, të kryesuar nga Ismail Sadiku, kryetar. Ndërmjet ministrit Shala dhe kryetarit Sadiku u bisedua për aktivitet e kësaj federate.

Kryetari Sadiku e informoi ministrin Shala se me ftesë të Federatës Sporteve të Punëtorëve “Sport and Health” nga Bullgaria, Federata Sportive e Punëtorëve të Kosovës ka marrë pjesë në festivalin e XII të garave të punëtorëve të sportit nga mbarë bota, që është mbajtur në Varna të Bullgarisë prej 17 deri më 21 qershor. Në këtë aktivitet sportiv, kjo federatë ka marrë pjesë në futboll, basketboll/streetbal, ping pong dhe shah, ndërkaq përfaqësuesja e Kosovës në basketboll/streetball, është bërë kampione në këtë sport. Ministri Shala e përgëzoi federatën për këtë sukses dhe njëherësh shprehu gatishmërinë që në të ardhmen të bashkëpunojë më këtë federatë.