Varna 2015

                                                                                                R E Z Y M E

e shkurtër e pjesëmarrjes dhe rezultateve të arritura në festivalin e XII të garave të punëtorëve VARNA 2015

 

Me ftesë të organizatorit (Federata Sportive e Punëtorëve “Sport and Health” nga Bullgaria), Federata Sportive e Punëtorëve të Kosovës (FSPK), prej datës 17-21 Qershor 2015, ka marrë pjesë në festivalin e XII të sportit të punëtorëve nga e mbarë bota.

 

Kështu, nga 16 disiplinat sportive që zhvillohen në kuadër të garave në këtë festival, FSPK është prezantuar në katër (4) disiplina sportive: Futboll, Streetball, PingPong dhe Shah. 

 

Futboll

 

Në disiplinën e futbollit të vogël, ku kanë garuar 42 ekipe, FSPK ka arritur këto rezultate:

 

Garat në kuadër të grupit:

  • FSPK (Kosova) – M+S HYDRAULIC I (Bullgaria)…………………………….10:0;
  • HAPOEL-S.P.K. I (Izrael) – FSPK (Kosova)..….………………………………..0:9;
  • FSPK (Kosova) – FC STARCHEVO 2010 (Bullgaria)…………………………4:1; dhe
  • OPZZ II (Poloni) – FSPK (Kosova)…………………………………….…………1:6.

 

Ndeshja çerekfinale:

  • FSPK (Kosova) – SHUMEN MUNICIPALITY I (Bullgari) – Kosova…………..4:1.

 

Ndeshja gjysëmfinale:

  • FSPK (Kosova) – PARTIZAN (Maqedoni)……………………………………..4:4, me penallti 4:3.

 

Ndeshja finale:

  • IDEAL STANDARD-VIDIMA (Bullgari) – FSPK (Kosova)…………………….1:3.

 

Kështu, përfaqësuesja e Kosovës është bër kampione në futboll.

_____________________________________________________________________

 

Basketboll / Streetball

 

Në disiplinën e streetbollit, ku kanë garuar 14 ekipe, FSPK ka arritur këto rezultate:

 

Garat në kuadër të grupit:

 

  • M+S HYDRAULIC (Bullgaria) – FSPK (Kosova)…………………..………..4:9;
  • OPZZ (Poloni) – FSPK (Kosova)……………………………………..………13:21.

 

Ndeshja gjysëmfinale:

  • INDET I (Mexico) – FSPK (Kosova)…………………………………………..7:16.

 

Ndeshja finale:

  • FSPK (Kosova) – ATOM SPORT (Rusia)……………………………………….7:6.

 

Kështu, përfaqësuesja e Kosovës është bër kampione në basketboll/streetball.

_____________________________________________________________________

 

PingPong

 

Në disiplinën e PingPong-ut, ku kanë garuar 20 ekipe, përfaqësuesja e Kosovës ka garuar në grupin e dytë (2). Pas garave të zhvilluara në grup, ekipi i FSPK, është kualifikuar për gara të mëtutjeshme.

 

Në plasmanin përfundimtar, ekipi i FSPK, është plasuar në vendin e gjashtë (6), dhe është shpërblyer me kupë.

_______________________________________________________________________________

 

Shah

 

Në disiplinën e Shah-ut, kanë garuar 12 ekipe.

 

Në plasmanin përfundimtar, ekipi i FSPK, është plasuar në vendin e tetë (8).

_________________________________________________________________________

 

Plasmani i përgjithshëm

 

plasmanin e përgjithshëm të shteteve, që rregullohet mbi bazë të pikëve të grumbulluara nga të gjitha disiplinat sportive (16 disiplina), Kosova është ranguar në vendin e gjashtë (6) dhe është shpërblyer me kupë.

__________________________________________________________________________