N J O F T I M
Lidhur me shpalljen e sportistit më të mirë të FSPK për vitin 2015
Më datë 26 Dhjetor 2015, Bordi i Federatës, ka nxjerr vendim për organizim të ceremonisë së shpalljes së sportistit më të mirë të FSPK për vitin 2015.
Ceremonia është mbajtur në lokalin e restaurantit “MammaMia”, më 28 Dhjetor 2015. Në ceremoni ka marrë pjesë edhe z.Iber ALAJ, Drejtor në Departamentin e Sporteve të Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport.
Në fillim të kësaj ceremonie, kryetari i Federatës, z.Ismail Sadiku, i falenderoi të pranishmit për prezencën e tyre. Po ashtu, falenderoj të gjithë pjesëmarrësit e edicionit 2015 të garave për kontributin e dhënë. Në mënyrë të veçantë, falenderoi lojtarët e përfaqësueseve të Federatës, pjesëmarrës të garave ndërkombëtare Varna 2015, që me paraqitjet e tyre dinjitoze dhe me rezultatet e arritura, na kanë bërë të ndihemi krenar.
Në vazhdim, filloi procedura e zgjedhjes së sportistit më të mirë të FSPK për vitin 2015.
Përzgjedhja e sportistit, është bërë me votim të fshehtë, nga përfaqësuesit e ekipeve pjesëmarrëse në edicionin 2015 të garave si dhe të anëtarëve të Bordit të Federatës.
Paraprakisht ishte bër nominimi i pesë (5) lojtarëve më të mirë të FSPK për vitin 2015. Të nominuarit ishin: Sami Geci, Blerim Vilanci, Dukagjin Zefaj, Agon Ramadani dhe Arbër Sahiti.
Në raundin e parë të votimit, tre (3) lojtarë kanë marrë numër të njejtë të votave prandaj, u organizua edhe raundi i dytë i votimit. Pas numrimit të votave të raundit të dytë, rezultoi se numrin më të madh të votave e kishte marrë Sami Geci, kapiten i ekipit të Policisë së Kosovës dhe i përfaqësueses së Federatës, dhe kështu, u shpall sportisti më i mirë i FSPK për vitin 2015.
Në fund të ceremonisë, Federata ndau kupa dhe pllakata. Kështu, Sami Gecit iu nda kupa e sportistit më të mirë dhe pllakata, kurse katër (4) të nominuarve tjerë, iu ndanë pllakata.
Me motivacion për kontribut në garat ndërkombëtare VARNA 2015, Federata ndau mirënjohje edhe për ekipin e “streetball”-it (përzgjedhësin Fadil Bejta dhe lojtarët: Pjetër Doda, Besart Shatri, Kushtrim Aliu, Amant Jaha dhe Albatrit Berisha).
Mirënjohje iu ndanë edhe përzgjedhësit të përfaqësueses së SHAH-ut (Nuridin Hyseni) dhe atij të PINGPONG-ut (Nehat Çitaku).