Raport i turneut “28 Nëntori”

RAPORT I AKTIVITETEVE DHE REZULTATEVE TË ARRITURA NË TURNEUN “28 NËNTORI – DITA E FLAMURIT”

 

Bazuar në planprogramin e miratuar të punës për vitin 2015, Bordi i Federatës, ka organizuar turne në nderim të 28 Nëntorit, ditës së Flamurit.

 

Për ndryshim nga vitet tjera, turne në disiplinat SHAH dhe PINGPONG, ka pasur karakter mbarëkombëtar dhe është organizuar në përkrahje nga federatat përkatëse të SHAH-ut dhe PINGPONG-ut, kurse turne në “STREETBALL”, është organizuar nga FSPK.

 

Garat në SHAH, janë zhvilluar në Hotel SIRIUS, ato në PINGPONG në sallen e shkollës ISP, në Lagjen MARIGONA, kurse ato në “STREETBALL”, në sallen e shkollës DON BOSKO.

 

Garat në disiplinën e SHAH-ut, janë zhvilluar sipas sistemit zvirran të shahut rapid, 2×15 minuta, sipas rregullave të FIDE.

 

Garat i ka shpallur të hapura z.Iber ALAJ, Drejtor në Departamentin e Sporteve të Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport.

 

Në turneun e disciplines së SHAH-ut, kanë marrë pjesë 111 shahistë nga: Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Lugina e Preshevës dhe Sanxhaku.

 

Rezultatet e arritura për 10 vendet e para janë:

1. Nderim Saraçi, Kosovë,

2. Përparim Makolli, Kosovë,

3. Oltian Vata, Shqipëri,

4. Llambi Pasku, Shqipëri,

5. Ardian Jashari, Kosovë,

6. Naim Sahitaj, Kosovë,

7. Avni Krasniqi, Kosovë,

8. Bedri Sadiku, Kosovë,

9. Sulejman Suljovic, Sanxhak,

10. Arxhend Shala, Kosovë.

 

Në fund të garave, shpërblimet u dorëzuan nga kryetari i FSPK z.Ismail Sadiku dhe kryetari i Federatës së SHAH-ut z.Nysret Avdiu. Lartësia e shpërblimeve ka qenë si më poshtë:

►Vendi i parë, 150.00€,

►Vendi i dytë, 120.00€,

►Vendi i tretë, 100.00€,

►Vendi i katër,  70.00€,

►Vendi i pestë,  50.00€,

Rtg ≤ 1700 …….20.00€,

Rtg ≤ 1600 …….20.00€.

Në turneun e disciplines së PINGPONG-ut, kanë marrë pjesë garues nga: Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Lugina e Preshevës dhe Sanxhaku.

 

Zhvillimi i garave ka zgjatur 2 ditë.

 

Në fund të ditës së parë të garave, të zhvilluara më 28 Nëntor, radhitja përfundimtare, për tre vendet e para është si më poshtë:

  1. Linor Çitaku,
  2. Mentor Shabani, dhe
  3. Nehat Gashi.

 

Pas përfundimti të garave të ditës së parë, u dorëzuan edhe shpërblimet:

►Vendi i parë, 70.00€,

►Vendi i dytë, 50.00€, dhe

►Vendi i tretë, 30.00€.

 

Në ditën e dytë, më 29 Nëntor, garat i kanë zhvilluar veteranët. Kanë marrë pjesë 45 pingpongist nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.

 

Garat u zhvilluan në 4 grup-mosha: 40 deri 49, 50 deri 59, mbi 60 vjet dhe mbi 70 vjet.

 

Gara u zhvilluan edhe në kategornë e femrave.

 

Në grup-moshën 40-49, muarrën pjesë 15 pingpongistë nga Kosova dhe Shqipëria. Në fund të garave, në tre vendet e para, u radhitën:

  1. Besart Domaniku – Kosovë,
  2. Kasum Morina – Kosovë, dhe
  3. Driton Lasko – Shqipëri

 

Në grup-moshën 50-59, muarrën pjesë 16 pingpongistë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia. Në fund të garave, në tre vendet e para, u radhitën:

 

  1. File Matevski – Maqedoni,
  2. Nehat Çitaku – Kosovë, dhe
  3. Risto Temelkov – Maqedoni.

 

Në grup-moshën mbi 60 vjet, muarrën pjesë 6 pingpongistë nga Kosova dhe Shqipëria. Në garat ku secili luajten me secilin, radhitja përfundimtare ka këtë pamje:

  1. Edi Krifca – Shqipëri,
  2. Petrit Kadiu – Shqipëri,
  3. Selim Pumi – Shqipëri.
  4. Vehbi Raqi – Kosovë,
  5. Ejup Gjushinca – Kosovë, dhe
  6. Gani Mulaku – Kosovë.

Në grup-moshën mbi 70 vjet, muarrën pjesë 5 pingpongistë nga Kosova. Në garat ku secili luajti me secilin, radhitja përfundimtare ka këtë pamje:

  1. Shaip Reqica – Kosovë,
  2. Merxhan Sholla – Kosovë,
  3. Gani Maloku – Kosovë,
  4. Xhemali Cecelia – Kosovë, dhe
  5. Faik Çitaku – Kosovë.

 

Në garat e kategorisë se femrave, muarrën pjesë 3 pingpongiste, dy nga Shqipëria dhe një nga Kosova. Në garat ku secila luajti me secilen, radhitja përfundimtare ka këtë pamje:

  1. Besire Domaniku – Kosovë,
  2. Anila Shulku – Shqipëri, dhe
  3. Valbona Shaqiri – Shqipëri.

 

Në përfundim të garave, për të gjithë fituesit u ndanë mirënjohje e medalje, kurse për vendet e para u ndanë edhe kupa.