NJOFTIM

Lidhur me mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor

Federata Sportive e Punëtorëve të Kosovës (FSPK), më datë 27 Janar 2018, ka mbajtur Kuvendin e rregullt të punës dhe atë zgjedhor. Punimet e këtij Kuvendi kanë filluar në ora 11:15 dhe kanë zgjatur deri në ora 13:45.

Në këtë mbledhje të Kuvendit, fillimisht është raportuar për punën e bër gjatë periudhës së kaluar 4 vjeçare (2014-2017). Raporti i punës i paraqitur, është miratur nga Kuvendi.

Në vazhdim është prezantuar edhe raporti financiar për vitin 2017. Pas diskutimeve të bëra, edhe ky raport është miratuar.

Në vazhdim, janë mbajtur zgjedhjet për organet që do të udhëheqin me Federatën gjatë periudhës së ardhshme 4 vjeçare. Organet e zgjedhura janë:

  • Kryetari i Federatës,
  • Komiteti Ekzekutiv prej 7 anëtarësh, dhe
  • Këshilli Mbikqyrës prej 3 anëtarësh.

Të drejten për zgjedhje të Sekretarit, Kuvendi e ka bartur te Komiteti Ekzekutiv.

Kryetar i Federatës për mandatin e ardhshëm 4 vjeçar, me propozim të përfaqësuesit të Doganës së Kosovës, është rizgjedhur z.Ismail Sadiku, që ka marrë votat e të gjithë të pranishmëve.

Për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv janë zgjedhur:

  • Naim Gerbeshi (Dogana e Kosovës),
  • Isak Ejupi (Policia e Kosovës),
  • Shpend Maxhera (IUTE Credit),
  • Ajshe Murturi (Telekomi i Kosovës),
  • Krenar Çela (Raiffeisen Bank), dhe
  • Labinot Lekaj (ATK).

Për anëtarë të Këshillit Mbikqyrës janë zgjedhur:

  • Fehmije Peposhi (Telekomi i Kosovës),
  • Senad Fetahoviq (Dogana e Kosovës), dhe
  • Fitim Selmani (Radio Televizioni i Kosovës).

Prishtinë, 27 Janar 2018