NJOFTIM

Fspk-RTK

Federata Sportive e Punëtorëve të Kosovës (FSPK) dhe Radio Televizioni i Kosovës (RTK), më 08.02.2018, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, me ç’rast edhe është bërë anëtarësimi i ekipit të futbollit të RTK-së në FSPK.

Marrëveshja u nënshkrua nga z.Ismail Sadiku, kryetar i Federatës dhe z.Lorik Arifaj drejtor i televizionit, i cili në këtë marrëveshje në mënyrë ligjore e përfaqëson RTK-në.

Me këtë rast, përveç anëtarësimit të ekipit të futbollit të RTK-së në FSPK për zhvillim të garave, palët janë marrëveshur që RTK ta njoftojë opinionin publik me të gjitha zhvillimet në Federatë, duke publikuar rezultatet e ndeshjeve dhe duke transmetuar disa prej tyre.

Me këtë rast, kryetari i Federatës z.Ismail Sadiku, ekipit të sapo anëtarësuar të RTK në Federatë, i uroi mirëseardhje dhe sukses në gara.

 

Prishtinë, 08 Shkurt 2018