R A P O R T nga turneu “9 Prilli – Dita e Kushtetutës”

R A P O R T
gjithëpërfshirës lidhur me mbajtjen e turneut:
 
“9 Prilli – Dita e Kushtetutës“

Federata Sportive e Punëtorëve të Kosovës (FSPK), në nderim datës 9 Prill, ditës së miratimit të Kushtetutës, ka organizuar turnir në këto disiplina sportive: futboll të vogël, basketboll për meshkuj, basketboll për femra, pingpong dhe shah.
Në gara kanë marrë pjesë ekipe dhe individ nga institucione dhe kompani të ndryshme të Kosovës.
Turneu është zhvilluar në disiplinat e lartshënuara, sipas kësaj dinamike kohore:

  • Në SHAH, garat janë mbajtur më datë 09.04.2019, me fillim në ora 11.00, në sallën e Federatës së Shah-ut të Kosovës, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, në Prishtinë.
  • Në Basketboll për femra, garat janë mbajtur më datë 13.04.2019, me fillim në ora 11.00, në sallën për edukatë fizike në shkollën fillore “Ismail Qemali”, në Prishtinë.
  • Në Basketboll për meshkuj, garat janë mbajtur më datë 13.04.2019, me fillim në ora 12.00, në sallën për edukatë fizike në shkollën fillore “Ismail Qemali”, në Prishtinë.
  • Në Pingpong, garat janë mbajtur më datë 13.04.2019, me fillim në ora 17.00, në sallën e Federatës së Pingpong-ut të Kosovës, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, në Prishtinë.
  • Në Futboll për meshkuj, garat janë mbajtur më datë 14.04.2019, me fillim në ora 10.30, në F.S.”LEARTI”, në Arbëri, Prishtinë.

Në disiplinën e SHAH-ut, ku kanë marrë pjesë dhe kanë garuar 24 garues.
Garat janë zhvilluar sipas sistemit: 7 xhiro/15 minuta, sipas rregullave të shah-ut Rapid.
Në plasmanin përfundimtarë, tri vendet e para i takuan:

Vendi Emri dhe mbiemri Institucioni/kompania Pikët e fituara
1 Mentor BISLIMI QMF, Prishtinë 7 pikë
2 Alban KRASNIQI Hotel “BEGOLLI”, Prishtinë 6 pikë
3 Avni KRASNIQI NTP “SHPETA”, Prishtinë 5 pikë

Në disiplinën e basketbollit për femra, kanë marrë pjesë dhe garuar ekipet e TEB dhe Telekomit të Kosovës.
Pas një loje tejet interesante, fitoi ekipi i TEB, dhe u shpërblye me kupë.

Vendi Institucioni/kompania Kapiteni i ekipit  
1 TEB, Prishtinë Anduena RIFATI  
2 Telekomi i Kosovës, Prishtinë Ajshe MURTURI  

Në disiplinën e basketbollit për meshkuj, kanë marrë pjesë dhe kanë garuar 8 ekipe:

  • IPKO,
  • FSK,
  • IUTE-Credit,
  • TEB,
  • AKP,
  • UNMIK,
  • KUJTESA, dhe
  • BKT.

Është aplikuar sistem i kombinuar i garave. Ekipet janë ndarë në dy grupe garuese: “A” dhe “B”.
Grupi “A”: IPKO, FSK, IUTE-Credit dhe TEB.
Grupi “B”: AKP, UNMIK,, KUJTESA dhe BKT.
Nga grupi “A”, u kualifikuan ekipet e TEB dhe FSK, kurse nga grupi “B”, ekipet BKT dhe UNMIK.
Në “Play-Off”, në gjysmëfinalen e parë, u takuan FSK dhe BKT. Fitoi ekipi i FSK me rezultat 14:12.
Në gjysmëfinalen e dytë, ku u takuan TEB dhe UNMIK, fitoi ekipi i TEB me rezultat 12:08.
Në ndeshjen finale të “Play-Off”, në mes të TEB dhe FSK, fitoi ekipi i TEB dhe mori dhe kupën e fituesit të turnirit dhe shpërblimin e paraparë nga organizatori i garave.
Në plasmanin përfundimtarë, tri vendet e para i takuan:

Vendi Institucioni/kompania
1 TEB, Prishtinë
2 FSK, Prishtinë
3 Unmik, Prishtinë

Në disiplinën e pingpong-ut për meshkuj, kanë marrë pjesë dhe kanë garuar këta 10 individ:

  • ALIMEMET KAÇANIKU,
  • FEIM RAMA,
  • SHPEND HULAJ,
  • NEHAT ÇITAKU,
  • ARGJEND FERATI,
  • ARLIND HALITI,
  • ORHAN KURTESHI,
  • LINOR ÇITAKU,
  • YLL MALOKU, dhe
  • ABDYLMETIN YMERI.

Edhe në pingpong është aplikuar sistem i kombinuar i garave. Fillimisht individët janë ndarë në dy grupe garuese: “A” dhe “B”.
Grupi “A”: Yll Maloku, Alimemet Kaçaniku, Orhan Kurteshi, Abdylmetin Ymeri dhe Nehat Çitaku.
Grupi “B”: Linor Çitaku, Feim Rama, Arlind Haliti, Argjend Ferati dhe Shpend Hulaj.
Nga grupi “A” u kualifikuan: Yll Maloku dhe Nehat Çitaku. Nga grupi “B”: Feim Rama dhe Lind Çitaku.
Në gjysmëfinalen e parë, u takuan Feim Rama (A1) dhe Nehat Çitaku (B2). Fitoi Nehat Çitaku me rezultat 3:1. Në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales, u takuan Linor Çitaku (A2) dhe Yll Maloku (B1). Fitoi Yll Maloku me rezultat 3:0.
Në ndeshjen finale u takuan Yll Maloku dhe Nehat Çitaku. Fitoi Yll Maloku që mori kupën e fituesit të turnirit dhe shpërblimin e paraparë nga organizatori i garave.
Në plasmanin përfundimtarë, tri vendet e para i takuan:

Vendi Emri dhe Mbiemri
1 Yll MALOKU, Ferizaj
2 Nehat Çitaku, Prishtinë
3 Linor Çitaku, Prishtinë

Në disiplinën e futbollit për meshkuj, kanë marrë pjesë dhe kanë garuar 7 ekipe:

  • RTK,
  • VALA / TELEKOMI I KOSOVËS,
  • SHËRBIMI KORREKTUES I KOSOVËS,
  • KFC,
  • FSK,
  • TEB,
  • 7 VLLËZËRIT.

Në futboll të vogël, është aplikuar sistem eliminator garave (sistemi i garave të kupës).
Në procesin e hedhjes së shortit, ekipi i KFC, u kualifikua pa lojë, kurse çiftet dhe rezultatet e ndeshjeve të xhiros së parë, janë:

  • VALA / Telekomi i Kosovës – 7 VLLËZËRIT…. 3 : 5,
  • SH.K.K. – FSK …………………………………………..3 : 8, dhe
  • RTK – TEB…………………………………………………1 : 5.

Në xhiron e dytë, u takuan:

  • KFC – TEB …………………………………………………1 : 1. Pas ekzekutimit të penalltive, fitoi KFC.
  • FSK – 7 VLLËZËRIT …………………………………..3 : 3. Pas ekzekutimit të penalltive, fituan 7 VLL.

Në ndeshjen finale u takuan ekipi 7 VLLËZËRIT dhe KFC. Fitoi ekipi 7 VLLËZËRIT me rezultat 8:5, dhe mori kupën e fituesit të turnirit dhe shpërblimin e paraparë nga organizatori i garave.
Në plasmanin përfundimtarë, tri vendet e para i takuan:

Vendi Ekipi
1 7 VLLËZËRIT
2 KFC
3 FSK

Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit në gara. Fituesve të garave, i urojmë trofet e fituara.
Prishtinë, 15 prill 2019