Category: 3. Lajmet

Mbledhja e bordit te FSPK-së, 3 Dhjetor 2013

 

Në mbledhjen e fundit të Bordit, të mbajtur më 3 Dhjetor 2013, në të cilën kanë marrë pjesë të gjithë anëtarët e Bordit, përveç tjerash, është vendosur që Kuvnedi Zgjedhor i Federatës, të mbahet më 21 Dhjetor 2013, me fillim të punimeve në ora 11:00. Punimet e Kuvendit do të zhvillohen në lokalet e restaurantit “n’shpi”.

 

Për përgatitjen e materialit për Kuvendin zgjedhor, u themelua grupi i punës në përbërje:

  1. Ismail Sadiku,
  2. Shpend Maxhera, dhe
  3. Fadil Bejtullahu.

Përveç raportit të punës, që në mënyrë kronologjike duhet të përfshijë periudhen prej themelimit të Federatës (12 Shtator 2009) e deri në përfundim të edicionit 2013 të garave (Dhjetor 2013), grupi i punës duhet të analizoj Statutin dhe aktet tjera normative dhe eventualisht t’i  propozoj Kuvendit ndryshimin/plotësimin e tyre.

 

Materialet e përgatitura, duhet t’i dërgohen kuvendarëve, në kohën e paraparë me Statut.

 

 

Për Federaten,

Ismail Sadiku, kryetar

___________________________________________________________________________________

 

Manifestim sportiv për nderë të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë

Për nderë të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, në organizim të Bordit të Federatës, më 22 Nëntor 2012,  janë zhvilluar dy ndeshje.

Prej orës 19:30, është zhvilluar ndeshja në basketboll, në mes të Përfaqësueses së Federatës (FSPK) dhe ekipit të RTV 21, që garon në superligën e Kosovës. Ndeshjen e fitoi Përfaqësuesja e Federatës me rezultat 66:64.

Prej orës 20:45, është zhvilluar ndeshja në futsall, në mes të Përfaqësueses së Federatës (FSPK) dhe të Përfaqësueses së Kosovës në futsall. Ndeshjen e fitoi ekipi Përfaqësueses së Kosovës në futsall, me rezultat 6:3.

Për të dy fituesit, Federata dhuroi nga një kupë, me logon dhe mbishkrimin e 100 vjetorit të Pavarësisë.

Prishtinë, 22 Nëntor 2012

Komunikatë-Tabela A & B

Të  nderuara media elektronike dhe të shkruara

Bordi i Federatës Sportive të Punëtorëve të Kosovës – FSPK, Federatë e çertifikuar nga organet kompetente të Republikës së Kosovës, dëshiron që përmes juve të njoton opinionin e gjërë sportdashës se pjesa e parë e kampionatit të parë, në futboll të vogël, të organizuar nga FSPK, ka përfunduar me zhvillimin e ndeshjeve të xhiros së shtatë.

Liga e kësaj Federate përbëhet nga 16 ekipe: PTK, KEK, Policia e Kosovës, FSK, Dogana e Kosovës, Hekurudha, Termokos, RTK, Banka Qendrore e Kosovës, TEB, RBKO, BpB, Banka Ekonomike, KUJTESA net, IPKO dhe K.S.Dukagjini.

Organizimi i kampionatit është bërë ashtu që ekipet janë ndarë në dy grupe: “A” dhe “B”.

Gr.”A”: PTK, KEK, Policia e Kosovës, FSK, RTK, Termokos, B. Ekonomike, dhe KUJTESA net.

Gr.”B”: Banka Qendroe e Kosovës-BQK, Dogana e Kosovës, TEB, RBKO, BpB, Hekurudha, K.S. Dukagjini dhe IPKO.

Pas përfundimit të pjesës së parë të kampionatit, gjatë së cilës janë zhvilluar 7 xhiro, ku në të dy grupet garuese secili ka luajtur me secilin, si në grupin “A”, ashtu edhe “B”, kemi këtë rangim tabelar  të ekipeve:

Tabela e gr.”A”:

1. P T K 7 7 0 40:10
2. KUJTESA 7 5 1 30:9
3. POLICIA e KOSOVËS 7 5 0 34:19
4. K E K 7 2 3 17:20
5. F S K 7 2 2 21:20
6. B.EKONOMIKE 7 2 2 18:29
7. R T K 7 1 0 14:42
8. TERMOKOSI 7 0 0 8:33

Bazuar në sistemin e garave të Federatës, 4 ekipet që kanë grumbulluar numër më të madh të pikëve dhe janë plasuar në vendet 1 deri 4 në të dy grupet garuese, kualifikohen për garat në “PLAY OFF”.

Nga tabelat, shohim se në grupin garues “A”, janë kualifikuar: PTK, KULTESA net, Policia e Kosovës dhe KEK.

Poashtu nga tabela shihet se në grupin garues “B”, janë kualifikuar: TEB, Dogana e Kosovës, BpB dhe RBKO.

Bazuar në rregullat e Federatës, në “Play Off”, në ndeshjet çerekfinale, më 30.11.09, do të takohen:

  1. Vendi i I- rë   i gr.“A”  –  vendi i IV-të i gr.“B”: PTK – RBKO………….…..… 19,00
  2. Vendi i II-të   i gr.”A”  –  vendi i III-të i gr.“B”: KUJTESA –BpB…………..…. 19,50
  3. Vendi i III-të  i gr.“A”  –  vendi i II-të  i gr.”B”: POLICIA – DOGANA………. 20,40
  4. Vendi i IV-të  i gr.“A”  –  vendi i  I-rë i gr.“B”:  KEK – TEB ……………………..21,30

Pas përfundimit të lojrave çerekfinale, më 3.12.2009, do të zhvillohen lojrat e gjysmëfinales, dhe krejt në fund, do të zhvillohet edhe finalja, ku do të përcaktohet fituesi i vendit të parë, të kampionatit të parë të Federatës Sportive të Punëtorëve të Kosovës.

Duke shpresuar në interesimin tuaj për këtë eveniment, ne zotohemi të ju mbajmë të informuar lidhur me rrjedhën e “Play off” të kapionatit.

Kontakti:

Ismail Sadiku, kryetar i Bordit, mob.044/110-110; e-mail: i_sadiku0303@hotmail.com, dhe

Fejzullah Ademi, sekretar teknik, mob. 044/157-527; e-mail: federatasportive@gmail.com

Komunikatë për media

Me nismë  të Ismail Sadikut dhe Fadil Bejtullahut, punëtorë të  PTK-së, më 3 Qershor’09, është realizuar takimi, në të cilin është formësuar Keshilli Nismëtar për themelim të Federatës Sportive të Punëtorëve të Kosovës – FSPK. Anëtarë të Këshillit Nismëtar ishin punëtorë – përfaqësues të këtyre institucioneve dhe kompanive:

  • PTK-së,
  • KEK-ut,
  • Policia e Kosovës,
  • BQK – Banka Qendrore e Kosovës,
  • Doganat e Kosovës,
  • ANP – Aeroporti Ndërkombëtar i Kosovës,
  • ProCredit Bank,
  • TEB,
  • NLB, dhe
  • DUKAGJINI – kompania e sigurimeve.

Më  vonë Këshillit iu bashkëngjiten edhe disa institucione/kompani, si: Hekurudhat e Kosovës, FSK- Forca e Sigurisë së Kosovës, BpB, Ngrohtorja e qytetit – Termokos etj.
Meqenëse kjo nismë u bë në fillim të muajit Qershor’09, që trajtohet si muaj i festave shumë të rëndësishme të historisë më të re të Kosovës: 10 vjetorit të clirimit të Kosovës dhe përvjetorit të parë të hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, u lansua dhe u përqafua propozimi për organizim të një turniri në futboll të vogël dhe basketboll. Turniri u organizua dhe u mbajtë me shumë sukses, më 13, 14 dhe 15 Qershor’09.
Në  futboll të vogël, fitues doli ekipi miks: K.K.Fushë Kosovës – kompania DILON BENZ.
Në  basketboll, vendi i parë i takoi ekipit të PTK-së.
Meqenëse ishte fillim i sezonës së pushimeve vjetore, Këshilli Nismëtar vendosi që gjatë kësaj periudhe kohore, të përgatiten dokumentet e nevojshme (Statuti dhe Rregulloret e duhura), dhe në Shtator’09, të mbahet Kuvendi themelues i Federatës.
Për përgatitje të dokumentacionit të nevojshëm për themelim të  Federatës, Keshilli Nismëtar themeloi komisionin në përbërje:

  • Ismail SADIKU – PTK,
  • Shpend MAXHERA – TEB,
  • Muharrem UKA – BQK,
  • Naim GERBESHI – Dogana, dhe
  • Seladin UJKANI – BpB.

Pasi komisioni i formuar përgatiti dokumentacionin e nevojshëm, Këshilli Nismëtar për themelim të Federatës Sportive të Punëtorëve të Kosovës, vendosi që më 12 shtator 2009, të mbaj Kuvendin themelues të Federatës.
Në këtë Kuvend është themeluar Federata dhe janë zgjedhur organet kryesore të saj: Kuvendi, Bordi Ekzekutiv, Komisioni i garave dhe Këshilli Mbikqyrës. Themelues të Federatës janë institucione, kompani publike, banka, kompani te sigurimit dhe kompani tjera.
Në Kuvend është vendosur që:
–    Federata të titullohet si Federatë Sportive e Punëtorëve të Kosovës,
–    Federata të regjistrohet si OJQ,
–    Selia e Federatës të jetë në Prishtinë,
–    Puna e Federatës të jetë publike,
–    Federata do të bashkëpunoj me institucione/kompani dhe asociacione të ngjashme në Kosovë dhe më gjërë,

–    Veprimtaria e Federatës do të jetë:
Masovizimi i sportit tek punëtorët e institucioneve/kompanive të ndryshme me qëllim të promovimit të frymës sportive në garat që do t’i organizon;
Përdorimi i sportit për promovim të paqës dhe bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të punëtorëve dhe formave të tyre organizative,
Promovimin e aktiviteteve lidhur me realizimin e praktikave më të mira sportive për të dy gjinitë, duke pasur parasysh moshën dhe mundësitë e tyre fizike, me qëllim te mbrojtjes së shëndetit të tyre;
Mbështetje për promovim dhe zhvillim të sportit edhe në ato institucione dhe kompani, ku një gjë e tillë është në nivel jo të kënaqshëm;
Ndërtimi dhe kultivimi i marrëdhënjeve të shëndosha brenda anëtarësisë, që nënkupton miqësi, solidaritet, tolerancë, mosdiskriminim, transparencë, ndershmëri etj.;
Bashkëpunimi me organizata të ngjashme në regjion dhe më gjërë.
–    Anëtarë të Federatës mund të bëhen institucione, kompani publike, banka dhe institucione tjera fianciare, kompani të sigurimeve dhe kompani tjera që janë të regjistruara në organet e kompetente të Republikës së Kosovës;
–    Federata ka planifikuar që financimin t’a siguron nga: anëtarësia, donacionet dhe burime tjera të lejuara me ligj;
–    Bordi i Federatës është zgjedhur në këtë përbërje:

  • Ismail Sadiku (PTK) – kryetar,
  • Sefedin Sefaj (Hekurudhat e Kosovës)- anëtar,
  • Isak Ejupi (Policia e Kosovës) – anëtar,
  • Shpend Maxhera (TEB) – anëtar,
  • Muharrem Uka (Banka Qendrore e Kosovës) – anëtar,
  • Fadil Bejtullahu (PTK) – anëtar, dhe
  • Naim Gerbeshi (Doganat e Kosovës) – anëtar.

–    Federatën do t’a përfaqëson Kryetari i Bordit.
–    Federata planifikon që garat t’i filloj më 1 tetor 2009