Category: 3. Lajmet

Turneu ne PingPong

F T E S Ë

Për pjesëmarrje në turneun në PINGPONG

“ 9 Prilli – Dita e Kushtetutës ”

 

Organizator:               FEDERATA   SPORTIVE E PUNËTORËVE TË KOSOVËS, me përkrahje nga FEDERATA E PINGPONG-ut TË KOSOVËS

Pjesëmarrës:              Punëtorë të institucioneve dhe kompanive nga Kosova

Data dhe ora:             16.04.2018, ora 18.

Vendi:                           Salla e Federatës për PINGPONG, Pallati i Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë

Sistemi i garave:       Individual, dhe varet nga numri i pjesëmarrësve.

 

Shpërblimet:            

Vendi i I-rë:   50.00 € dhe kupa

Vendi i II-të: 40.00 €,

Vendi i III-të: 30.00 €.

 

Vëni re:

  • Kërkohet nga secili pjesëmarrës të sjell me vete rekuizitat e lojës (raketat).
  • Pjesëmarrja ju garantohet vetëm atyre të cilët i posedojnë rekuizitat.
  • Topat i siguron organizatori.
  • Afati për paraqitje: 16.04.2018, ora 15:00.

 

Turneu në Basketboll

F T E S Ë

Për pjesëmarrje në turneun në BASKETBOLL/STREETBALL

“ 9 Prilli – Dita e Kushtetutës ”


 Organizator:               FEDERATA SPORTIVE E PUNËTORËVE TË KOSOVËS,

Pjesëmarrës:              Punëtorë të institucioneve dhe kompanive nga Kosova

Data dhe ora:             14.04.2018, ora 11.

Vendi:                           Salla e shkollës “Don Bosko”, Prishtinë

Sistemi i garave:       Varet nga numri i pjesëmarrësve.

 

Shpërblimet:            

Vendi i I-rë: 100.00 € dhe kupa

Vendi i II-të: 80.00 €,

Vendi i III-të: 60.00 €.

 

Vëni re:

  • Afati për paraqitje: 14.04.2018, para orës 11:00.
  • Hedhja e shortit do të bëhet më 14.04.2018, në ora 11.

 

 

NJOFTIM

Fspk-RTK

Federata Sportive e Punëtorëve të Kosovës (FSPK) dhe Radio Televizioni i Kosovës (RTK), më 08.02.2018, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, me ç’rast edhe është bërë anëtarësimi i ekipit të futbollit të RTK-së në FSPK.

Marrëveshja u nënshkrua nga z.Ismail Sadiku, kryetar i Federatës dhe z.Lorik Arifaj drejtor i televizionit, i cili në këtë marrëveshje në mënyrë ligjore e përfaqëson RTK-në.

Me këtë rast, përveç anëtarësimit të ekipit të futbollit të RTK-së në FSPK për zhvillim të garave, palët janë marrëveshur që RTK ta njoftojë opinionin publik me të gjitha zhvillimet në Federatë, duke publikuar rezultatet e ndeshjeve dhe duke transmetuar disa prej tyre.

Me këtë rast, kryetari i Federatës z.Ismail Sadiku, ekipit të sapo anëtarësuar të RTK në Federatë, i uroi mirëseardhje dhe sukses në gara.

 

Prishtinë, 08 Shkurt 2018

 

NJOFTIM

Lidhur me mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor

Federata Sportive e Punëtorëve të Kosovës (FSPK), më datë 27 Janar 2018, ka mbajtur Kuvendin e rregullt të punës dhe atë zgjedhor. Punimet e këtij Kuvendi kanë filluar në ora 11:15 dhe kanë zgjatur deri në ora 13:45.

Në këtë mbledhje të Kuvendit, fillimisht është raportuar për punën e bër gjatë periudhës së kaluar 4 vjeçare (2014-2017). Raporti i punës i paraqitur, është miratur nga Kuvendi.

Në vazhdim është prezantuar edhe raporti financiar për vitin 2017. Pas diskutimeve të bëra, edhe ky raport është miratuar.

Në vazhdim, janë mbajtur zgjedhjet për organet që do të udhëheqin me Federatën gjatë periudhës së ardhshme 4 vjeçare. Organet e zgjedhura janë:

  • Kryetari i Federatës,
  • Komiteti Ekzekutiv prej 7 anëtarësh, dhe
  • Këshilli Mbikqyrës prej 3 anëtarësh.

Të drejten për zgjedhje të Sekretarit, Kuvendi e ka bartur te Komiteti Ekzekutiv.

Kryetar i Federatës për mandatin e ardhshëm 4 vjeçar, me propozim të përfaqësuesit të Doganës së Kosovës, është rizgjedhur z.Ismail Sadiku, që ka marrë votat e të gjithë të pranishmëve.

Për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv janë zgjedhur:

  • Naim Gerbeshi (Dogana e Kosovës),
  • Isak Ejupi (Policia e Kosovës),
  • Shpend Maxhera (IUTE Credit),
  • Ajshe Murturi (Telekomi i Kosovës),
  • Krenar Çela (Raiffeisen Bank), dhe
  • Labinot Lekaj (ATK).

Për anëtarë të Këshillit Mbikqyrës janë zgjedhur:

  • Fehmije Peposhi (Telekomi i Kosovës),
  • Senad Fetahoviq (Dogana e Kosovës), dhe
  • Fitim Selmani (Radio Televizioni i Kosovës).

Prishtinë, 27 Janar 2018