Category: 3. Lajmet

NJOFTIM

 

Njoftohet anëtarësia e gjërë e Federatës me ndryshimin e orarit për zhvillim të ndeshjeve për kupë.

Sipas orarit të garave për vitin 2017, ndeshjet e garave për kupë të stinorit vjeshtor, është dashur të zhvillohen më 16.11.2017, por me kërkesë të ekipit të Policisë së Kosovës për ndryshim të këtij orari, është vendos që të njejtat të zhvillohen më 11.11.2017, me fillim në ora 12.

Prishtinë, 08.11.2017                                                                                                              Federata,

 

 

NJOFTIM

 

Një minute nderime për ish komisarin e garave z. Shemsi Humolli, i cili vdiq papritur dhe u varros dje  me nderime në vendin e tij të lindjes Lupç të Podujevës nga një numër i madh pjesëmarrësish.

IMG-02 IMG-01

 

Sportisti i Vitit

N J O F T I M

Lidhur me shpalljen e sportistit më të mirë të FSPK për vitin 2015

 

 

Më datë 26 Dhjetor 2015, Bordi i Federatës, ka nxjerr vendim për organizim të ceremonisë së shpalljes së sportistit më të mirë të FSPK për vitin 2015.

 

Ceremonia është mbajtur në lokalin e restaurantit “MammaMia”, më 28 Dhjetor 2015. Në ceremoni ka marrë pjesë edhe z.Iber ALAJ, Drejtor në Departamentin e Sporteve të Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport.

 

Në fillim të kësaj ceremonie, kryetari i Federatës, z.Ismail Sadiku, i falenderoi të pranishmit për prezencën e tyre. Po ashtu, falenderoj të gjithë pjesëmarrësit e edicionit 2015 të garave për kontributin e dhënë. Në mënyrë të veçantë, falenderoi lojtarët e përfaqësueseve të Federatës, pjesëmarrës të garave ndërkombëtare Varna 2015, që me paraqitjet e tyre dinjitoze dhe me rezultatet e arritura, na kanë bërë të ndihemi krenar.

 

Në vazhdim, filloi procedura e zgjedhjes së sportistit më të mirë të FSPK për vitin 2015.

 

Përzgjedhja e sportistit, është bërë me votim të fshehtë, nga përfaqësuesit e ekipeve pjesëmarrëse në edicionin 2015 të garave si dhe të anëtarëve të Bordit të Federatës.

 

Paraprakisht ishte bër nominimi i pesë (5) lojtarëve më të mirë të FSPK për vitin 2015. Të nominuarit ishin: Sami Geci, Blerim Vilanci, Dukagjin Zefaj, Agon Ramadani dhe Arbër Sahiti.

 

Në raundin e parë të votimit, tre (3) lojtarë kanë marrë numër të njejtë të votave prandaj, u organizua edhe raundi i dytë i votimit. Pas numrimit të votave të raundit të dytë, rezultoi se numrin më të madh të votave e kishte marrë Sami Geci, kapiten i ekipit të Policisë së Kosovës dhe i përfaqësueses së Federatës, dhe kështu, u shpall sportisti më i mirë i FSPK për vitin 2015.

 

Në fund të ceremonisë, Federata ndau kupa dhe pllakata. Kështu, Sami Gecit iu nda kupa e sportistit më të mirë dhe pllakata, kurse katër (4) të nominuarve tjerë, iu ndanë pllakata.

 

Me motivacion për kontribut në garat ndërkombëtare VARNA 2015, Federata ndau mirënjohje edhe për ekipin e “streetball”-it (përzgjedhësin Fadil Bejta dhe lojtarët: Pjetër Doda, Besart Shatri, Kushtrim Aliu, Amant Jaha dhe Albatrit Berisha).

 

Mirënjohje iu ndanë edhe përzgjedhësit të përfaqësueses së SHAH-ut (Nuridin Hyseni) dhe atij të PINGPONG-ut (Nehat Çitaku).

Raport i turneut “28 Nëntori”

RAPORT I AKTIVITETEVE DHE REZULTATEVE TË ARRITURA NË TURNEUN “28 NËNTORI – DITA E FLAMURIT”

 

Bazuar në planprogramin e miratuar të punës për vitin 2015, Bordi i Federatës, ka organizuar turne në nderim të 28 Nëntorit, ditës së Flamurit.

 

Për ndryshim nga vitet tjera, turne në disiplinat SHAH dhe PINGPONG, ka pasur karakter mbarëkombëtar dhe është organizuar në përkrahje nga federatat përkatëse të SHAH-ut dhe PINGPONG-ut, kurse turne në “STREETBALL”, është organizuar nga FSPK.

 

Garat në SHAH, janë zhvilluar në Hotel SIRIUS, ato në PINGPONG në sallen e shkollës ISP, në Lagjen MARIGONA, kurse ato në “STREETBALL”, në sallen e shkollës DON BOSKO.

 

Garat në disiplinën e SHAH-ut, janë zhvilluar sipas sistemit zvirran të shahut rapid, 2×15 minuta, sipas rregullave të FIDE.

 

Garat i ka shpallur të hapura z.Iber ALAJ, Drejtor në Departamentin e Sporteve të Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport.

 

Në turneun e disciplines së SHAH-ut, kanë marrë pjesë 111 shahistë nga: Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Lugina e Preshevës dhe Sanxhaku.

 

Rezultatet e arritura për 10 vendet e para janë:

1. Nderim Saraçi, Kosovë,

2. Përparim Makolli, Kosovë,

3. Oltian Vata, Shqipëri,

4. Llambi Pasku, Shqipëri,

5. Ardian Jashari, Kosovë,

6. Naim Sahitaj, Kosovë,

7. Avni Krasniqi, Kosovë,

8. Bedri Sadiku, Kosovë,

9. Sulejman Suljovic, Sanxhak,

10. Arxhend Shala, Kosovë.

 

Në fund të garave, shpërblimet u dorëzuan nga kryetari i FSPK z.Ismail Sadiku dhe kryetari i Federatës së SHAH-ut z.Nysret Avdiu. Lartësia e shpërblimeve ka qenë si më poshtë:

►Vendi i parë, 150.00€,

►Vendi i dytë, 120.00€,

►Vendi i tretë, 100.00€,

►Vendi i katër,  70.00€,

►Vendi i pestë,  50.00€,

Rtg ≤ 1700 …….20.00€,

Rtg ≤ 1600 …….20.00€.

Në turneun e disciplines së PINGPONG-ut, kanë marrë pjesë garues nga: Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Lugina e Preshevës dhe Sanxhaku.

 

Zhvillimi i garave ka zgjatur 2 ditë.

 

Në fund të ditës së parë të garave, të zhvilluara më 28 Nëntor, radhitja përfundimtare, për tre vendet e para është si më poshtë:

  1. Linor Çitaku,
  2. Mentor Shabani, dhe
  3. Nehat Gashi.

 

Pas përfundimti të garave të ditës së parë, u dorëzuan edhe shpërblimet:

►Vendi i parë, 70.00€,

►Vendi i dytë, 50.00€, dhe

►Vendi i tretë, 30.00€.

 

Në ditën e dytë, më 29 Nëntor, garat i kanë zhvilluar veteranët. Kanë marrë pjesë 45 pingpongist nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.

 

Garat u zhvilluan në 4 grup-mosha: 40 deri 49, 50 deri 59, mbi 60 vjet dhe mbi 70 vjet.

 

Gara u zhvilluan edhe në kategornë e femrave.

 

Në grup-moshën 40-49, muarrën pjesë 15 pingpongistë nga Kosova dhe Shqipëria. Në fund të garave, në tre vendet e para, u radhitën:

  1. Besart Domaniku – Kosovë,
  2. Kasum Morina – Kosovë, dhe
  3. Driton Lasko – Shqipëri

 

Në grup-moshën 50-59, muarrën pjesë 16 pingpongistë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia. Në fund të garave, në tre vendet e para, u radhitën:

 

  1. File Matevski – Maqedoni,
  2. Nehat Çitaku – Kosovë, dhe
  3. Risto Temelkov – Maqedoni.

 

Në grup-moshën mbi 60 vjet, muarrën pjesë 6 pingpongistë nga Kosova dhe Shqipëria. Në garat ku secili luajten me secilin, radhitja përfundimtare ka këtë pamje:

  1. Edi Krifca – Shqipëri,
  2. Petrit Kadiu – Shqipëri,
  3. Selim Pumi – Shqipëri.
  4. Vehbi Raqi – Kosovë,
  5. Ejup Gjushinca – Kosovë, dhe
  6. Gani Mulaku – Kosovë.

Në grup-moshën mbi 70 vjet, muarrën pjesë 5 pingpongistë nga Kosova. Në garat ku secili luajti me secilin, radhitja përfundimtare ka këtë pamje:

  1. Shaip Reqica – Kosovë,
  2. Merxhan Sholla – Kosovë,
  3. Gani Maloku – Kosovë,
  4. Xhemali Cecelia – Kosovë, dhe
  5. Faik Çitaku – Kosovë.

 

Në garat e kategorisë se femrave, muarrën pjesë 3 pingpongiste, dy nga Shqipëria dhe një nga Kosova. Në garat ku secila luajti me secilen, radhitja përfundimtare ka këtë pamje:

  1. Besire Domaniku – Kosovë,
  2. Anila Shulku – Shqipëri, dhe
  3. Valbona Shaqiri – Shqipëri.

 

Në përfundim të garave, për të gjithë fituesit u ndanë mirënjohje e medalje, kurse për vendet e para u ndanë edhe kupa.

Turneu në Basketboll “28 Nëntori – Dita e Flamurit”

   

Turneu në Basketboll   “28 Nëntori – Dita e Flamurit”

 

 Organizator:       FEDERATA SPORTIVE E PUNËTORËVE TË KOSOVËS,

 Data dhe ora:      29.11.2015 ora 11.00

Vendi:                 Salla e shkollës “Don Bosko”, Prishtinë

 Sistemi i garave: Përcaktohet varësisht nga numri i ekipeve pjesëmarrëse.

 

Shpërblimet :      Vendi i I-rë:   40,00 € & kupë, dhe

                            Vendi i II-të:  30,00 €.

 

Veni re:

  • Pjesëmarrja në gara është pa pagesë.
  • Ekipi përbëhet prej 4 lojtarëve.

 

 

Për Federatën:

Ismail Sadiku, kryetar