Category: 3. Lajmet

Turneu mbarëkombëtar i shahut “28 Nëntori – Dita e Flamurit”

Turneu mbarëkombëtar i shahut

“28 Nëntori – Dita e Flamurit” 

Organizator:       FEDERATA   SPORTIVE E PUNËTORËVE TË KOSOVËS, me përkrahje nga Federata e SHAH-ut të Kosovës 

Data dhe ora:      28.11.2015 ora 11.00

Vendi:                 Hotel SIRIUS – Prishtinë

 

Sistemi i garave: Sistem zviceran për shahun rapid / 2×15 min., sipas rregullave të FIDE.

 

Shpërblimet : Vendi i I-rë:   150,00 €,
  Vendi i II-të:   120,00 €,
  Vendi i III-të: 100,00 €,
  Vendi i IV-të:    70,00 €,
  Vendi i V-të:      50,00 €,
Rtg.( ELO) ≤ 1700 = 20,00 €, (FIDE Rtg. 2000)
Rtg.( ELO) ≤ 1600 = 20,00 €, (FIDE Rtg. = 0 )

 

Vëni re:

  • Ftoheni që secili pjesëmarrës, të sjell me vete garniturën e kompletuar të shahut.
  • Pjesëmarrja ju garantohet vetëm atyre të cilët i posedojnë garniturat e kompletuara.

  

Për Federatën:

Ismail Sadiku, kryetar

Ministri Kujtim Shala priti Ismail Sadikun nga Federata Sportive e Punëtorëve të Kosovës

Ministri Kujtim Shala priti Ismail Sadikun nga Federata Sportive e Punëtorëve të Kosovës

 

25.06.2015

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala priti sot një delegacion nga Federata Sportive e Punëtorëve të Kosovës, të kryesuar nga Ismail Sadiku, kryetar. Ndërmjet ministrit Shala dhe kryetarit Sadiku u bisedua për aktivitet e kësaj federate.

Kryetari Sadiku e informoi ministrin Shala se me ftesë të Federatës Sporteve të Punëtorëve “Sport and Health” nga Bullgaria, Federata Sportive e Punëtorëve të Kosovës ka marrë pjesë në festivalin e XII të garave të punëtorëve të sportit nga mbarë bota, që është mbajtur në Varna të Bullgarisë prej 17 deri më 21 qershor. Në këtë aktivitet sportiv, kjo federatë ka marrë pjesë në futboll, basketboll/streetbal, ping pong dhe shah, ndërkaq përfaqësuesja e Kosovës në basketboll/streetball, është bërë kampione në këtë sport. Ministri Shala e përgëzoi federatën për këtë sukses dhe njëherësh shprehu gatishmërinë që në të ardhmen të bashkëpunojë më këtë federatë.

Varna 2015

                                                                                                R E Z Y M E

e shkurtër e pjesëmarrjes dhe rezultateve të arritura në festivalin e XII të garave të punëtorëve VARNA 2015

 

Me ftesë të organizatorit (Federata Sportive e Punëtorëve “Sport and Health” nga Bullgaria), Federata Sportive e Punëtorëve të Kosovës (FSPK), prej datës 17-21 Qershor 2015, ka marrë pjesë në festivalin e XII të sportit të punëtorëve nga e mbarë bota.

 

Kështu, nga 16 disiplinat sportive që zhvillohen në kuadër të garave në këtë festival, FSPK është prezantuar në katër (4) disiplina sportive: Futboll, Streetball, PingPong dhe Shah. 

 

Futboll

 

Në disiplinën e futbollit të vogël, ku kanë garuar 42 ekipe, FSPK ka arritur këto rezultate:

 

Garat në kuadër të grupit:

  • FSPK (Kosova) – M+S HYDRAULIC I (Bullgaria)…………………………….10:0;
  • HAPOEL-S.P.K. I (Izrael) – FSPK (Kosova)..….………………………………..0:9;
  • FSPK (Kosova) – FC STARCHEVO 2010 (Bullgaria)…………………………4:1; dhe
  • OPZZ II (Poloni) – FSPK (Kosova)…………………………………….…………1:6.

 

Ndeshja çerekfinale:

  • FSPK (Kosova) – SHUMEN MUNICIPALITY I (Bullgari) – Kosova…………..4:1.

 

Ndeshja gjysëmfinale:

  • FSPK (Kosova) – PARTIZAN (Maqedoni)……………………………………..4:4, me penallti 4:3.

 

Ndeshja finale:

  • IDEAL STANDARD-VIDIMA (Bullgari) – FSPK (Kosova)…………………….1:3.

 

Kështu, përfaqësuesja e Kosovës është bër kampione në futboll.

_____________________________________________________________________

 

Basketboll / Streetball

 

Në disiplinën e streetbollit, ku kanë garuar 14 ekipe, FSPK ka arritur këto rezultate:

 

Garat në kuadër të grupit:

 

  • M+S HYDRAULIC (Bullgaria) – FSPK (Kosova)…………………..………..4:9;
  • OPZZ (Poloni) – FSPK (Kosova)……………………………………..………13:21.

 

Ndeshja gjysëmfinale:

  • INDET I (Mexico) – FSPK (Kosova)…………………………………………..7:16.

 

Ndeshja finale:

  • FSPK (Kosova) – ATOM SPORT (Rusia)……………………………………….7:6.

 

Kështu, përfaqësuesja e Kosovës është bër kampione në basketboll/streetball.

_____________________________________________________________________

 

PingPong

 

Në disiplinën e PingPong-ut, ku kanë garuar 20 ekipe, përfaqësuesja e Kosovës ka garuar në grupin e dytë (2). Pas garave të zhvilluara në grup, ekipi i FSPK, është kualifikuar për gara të mëtutjeshme.

 

Në plasmanin përfundimtar, ekipi i FSPK, është plasuar në vendin e gjashtë (6), dhe është shpërblyer me kupë.

_______________________________________________________________________________

 

Shah

 

Në disiplinën e Shah-ut, kanë garuar 12 ekipe.

 

Në plasmanin përfundimtar, ekipi i FSPK, është plasuar në vendin e tetë (8).

_________________________________________________________________________

 

Plasmani i përgjithshëm

 

plasmanin e përgjithshëm të shteteve, që rregullohet mbi bazë të pikëve të grumbulluara nga të gjitha disiplinat sportive (16 disiplina), Kosova është ranguar në vendin e gjashtë (6) dhe është shpërblyer me kupë.

__________________________________________________________________________

TURNEU 9 Prill 2015

RAPORT LIDHUR ME GARAT E MBAJTURA NË NDERIM TË 9 PRILLIT 2015

 

Federata Sportive e Punëtorëve të Kosovës (FSPK), në nderim të 9 Prillit, ditës së miratimit të Kushtetutes, organizoi turne në:

  • FUTBOLL TË VOGËL,
  • “STREETBALL”,
  • SHAH, dhe
  • PING-PONG,

Të drejtë pjesëmarrjeje kanë pasur institucione dhe kompani të ndryshme të cilat kanë pasur mundësinë të paraqiten  edhe me dy apo më shumë ekipe në disiplinën e njejtë sportive.

 

Turneu në futboll të vogël u mbajtë më 18 Prill 2015, në terenet e kompanisë “PRINCI” në ARBËRI (ish Dragodan). 

U zhvilluan gara shumë interesante dhe u zbuluan sportist të klasit të lartë, sidomos nga ekipi i Hekurudhave të Kosovës.

Plasmani përfundimtar:

1. Hekurudhat e Kosovës,

2. Banka Qendrore e Kosoves (BQK), dhe

3. Korporata e Ujesjellesi t Rajonal (KUR)Prishtina.

 

Shpërblimet:

  • Vendi I-rë, ekipi i Hekurudhave të Kosoves u shpërblye me kupë dhe 60.00,
  • Vendi II-të, ekipi i BQK-es, u shperblye me 40.00, dhe
  • Vendi III-të, ekipi i UJËSJELLËSI, u shpërblye me 30.00.

 

Turneu në “Streetball” u mbajtë më 18.04.2015 në  sallën e shkollës fillore “Hasan Prishtina”, në Prishtinë 

Në turneun e “Streetball”–it  morrën pjesë 5 ekipe:

  1. Ekipi “Pleqtë”,
  2. Ekipi “Agj. Ndërkombëtare”,
  3. Ekipi “Amanti”,
  4. Ekipi “Çunat”, dhe
  5. Ekipi “Qysh dush”.

Garat u zhvilluan me sistem secili me secilin.

Plasmani përfundimtar:

 Nr. EKIPI Fitore   Humbje
1 Ekipi “Qysh dush” 3 1
2 Ekipi “Amanti” 3 1
3 Ekipi “Pleqtë” 2 2
4 Ekipi “Agj. Ndërkomb.” 2 2

 

Në “Play-Off”, në ndeshjen gjysmëfinale, u takuan:

  1. “Qysh dush” – “Agj. Ndërkombëtare”    12 : 7
  2. “Amanti”       – “Pleqtë”                                9 : 12

Në ndeshjen gjysmëfinale, u takuan:

1. “Qysh dush” – “Pleqtë”                                   12 : 7

 

Plasmani përfundimtar:

1. “Qysh dush”, fituesi i turneut, u shpërblye me  kupë dhe 40.00.

2. “Pleqtë”, finalist i turneut, vendi i dytë, u shpërblye me 30,00.

 

Turneu në Ping-pong u zhvillua me  11.04.2015

Ky turnir u mbajtë në sallen e PingPong-ut, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, ku kanë marrë pjesë garues nga këto institucione dhe kompani: PTK, BQK, BpB, TEB, Iliria, dhe Ujësjellësi.

Garat në PingPong u zhvilluan në konkurencë individuale.

 

Plasmani përfundimtar:

1. Nehat Çitaku………………BpB,

2. Izet Korrllaku…………….PTK,

3. Xhavit Cecelia…………….PTK, dhe Nazmi Bytyqi……………..BQK.

 

Shpërblimet:

  • Vendi i parë u shpërblye me nje Kupë dhe me 40.00,
  • Vendi i dytë, u shopërbly me 30.00,
  • Vendi i tretë (2), u shpërblyen me nga 20.00 

 

Turneu i Shahut është  zhvillur me 20.04.2015, në hapsirat e Klubit te shahut ne Pallatin e Rinisë dhe sporteve në Prishtinë.

Në  turneun  e Shah-ut, kanë marrë pjesë 13 garues nga institucione dhe kompanit të ndryshme të Kosovës: PTK, Statistika, Ujësjellësi, FSK.

 

Plasmani pefundimtar:

Vendi Emri Kompania   Pikët
1 Nexhmi Shala Ujësjellësi 5.5
2 Hetem Rama Ujësjellësi 5
3 Halil Haliti PTK 4.5
4 Mentor Shala ASK(Statistika) 4
5 Artan Havolli ASK(Statistika) 4
6 Agim Sopiani PTK 4
7 Bajram sopi PTK 4
8 Bahtjar Bytyqi PTK 4
9 Enver Sopiani PTK 3
10 Latif Zariqi FSK 3
11 Nazmi Sahitaj PTK 3
12 Bekim Bojku ASK(Statistika) 3
13 Besim Mehmeti ASK(Statistika) 2

Shpërblimet:

  • Vendi i parë, Nexhmi Shala (Ujësjellësi), u shpërblye me kupë dhe me 40.00,
  • Vendi i dytë, Hetem Rama (Ujësjellësi), u shpërblye me 30.00, dhe
  • Vendi i tretë, Halit Haliti  (PTK), u shpërblye me 20,00.

Në turne, përveç në futboll, u zhvilluan duele mjaft interesante dhe shumë kualitative, sidomos në streetball, Shah, dhe Ping-pong.

 

Prishtinë 23.04.2015                                                                F. Ademi, sekretar