NJOFTIM DHE FTESË

Të nderuar,

Duke ju konsideruar si institucion apo kompani anëtarë/e dhe potencial për të bërë gara në edicionin e vitit 2019, të organizuar nga Federata Sportive e Punëtorëve të Kosovës (FSPK), përmes kësaj shkrese po ju bëjmë një njoftim të shkurtër lidhur me ecurinë e garave të vitit 2018, si dhe ftesën për pjesëmarrje në garat e edicionit të vitit 2019.

1. NJOFTIM

Federata është asociacion i regjistruar në bazë të ligjit mbi OJQ-të, i licencuar nga MKRS (Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport) e Republikës së Kosovës, dhe i anëtarësuar në KOK (Komiteti Olimpik i Kosovës).

Garat e edicionit 2018, të organizuara nga FSPK, kanë filluar në muajin Mars’18 dhe kanë përfunduar në muajin Dhjetor’18.

Gjatë edicionit 2018 të garave, janë zhvilluar garat kampionale dhe garat për kupë.

Fitues i garave kampionale është shpallur ekipi i FSK, kurse fitues i garave të kupës, është shpallur ekipi i Policisë së Kosovës.

Komiteti Ekzekutiv i Federatës ka nxjerrë vendim që në përfundim të kampionatit dhe garave të kupës, përveç ndarjes së kupës, kampionin ta shpërblej me 800.00€, kurse fituesin e garave për kupë, ta shpërblej me 200.00€.

Në muajin Maj, përfaqësuesja e Federatës në futboll, ka marrë pjesë në gara ndërkombëtare në qytetin ERETRIA të Greqisë dhe në muajin Shtator, në POREQ të Kroacisë dhe në të dy rastet, ka arritur rezultate të kënaqshme, duke arritur deri në gjysmëfinale.

2. FTESË PËR PJESËMARRJE NË GARAT E VITIT 2019

Sa i përket edicionit të garave të vitit 2019, ju njoftojmë se Komiteti Ekzekutiv i Federatës ka vendos që ato të fillojnë në fillim të muajit Mars’19. Si zakonisht, garat do të zhvillohen në dy stinor, dhe atë:

1. Stinori pranveror: Mars – Qershor 2019, dhe
2. Stinori vjeshtor: Shtator – Dhjetor 2019.

Sistemi i garave për vitin 2019, do të jetë i tillë ashtu që garat kampionale do të zhvillohen sipas sistemit “vajtje-ardhje”, ku secili luan 2 herë me secilin (një herë në pranverë dhe herën e dytë, ndeshjen e kthimit, në vjeshtë). Përveç kësaj, Federata do të organizojmë edhe garat për kupë dhe ato për super kupë.

Federata është në fazën përgatitore të garave për edicionin 2019. Për një planifikim sa më të mirë të këtij edicioni të garave, ftoheni që përmes formës elektronike, të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në këtë edicion të garave, në e-mail adresën e Federatës federatasportive@gmail.com

Afati për regjistrim të pjesëmarrjes në gara zgjatë nga data 16.01.2019 deri më 15.02.2019.

Pas konfirmimit tuaj për pjesëmarrje, Federata do të lëshojë faturën, mbi bazë të së cilës, Ju do të bëni pagesën e kuotës. Si rezultat i licencimit nga MKRS (Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport) e Republikës së Kosovës dhe i anëtarësimit në KOK (Komiteti Olimpik i Kosovës), lartësia e faturës/kuotës për anëtarësim dhe zhvillim të garave, është ulur në 990.00€.

Afati për pagesë të faturës për vitin 2019, është data 05.03.2019 .

Komisioni përkatës i Federatës, më 25.02.2019, do të bënë hedhjen e shortit të garave.

Këtë vit, jemi të ftuar nga organizatori i garave të një turneu ndërkombëtar që do të mbahet në Portugali nga data 30.04.-04.05.2019. Po ashtu, jemi të ftuar të marrim pjesë edhe në turneun e garave ndërkombëtare të organizuara nga CSIT (Konfederata Botërore e Sportistëve Amatorë), që do të mbahen në Spanjë, në pjesë e parë të muajit qershor’19.

Komiteti Ekzekutiv i Federatës ka vendosur që përfaqësuesja jonë të merr pjesë në turneun e garave që mbahen në Portugali. Po ashtu, Komiteti Ekzekutiv është zotuar se do të angazhohet për të siguruar mundësinë financiare për pjesëmarrjes edhe në garat në Spanjë.

Kemi konfirmuar pjesëmarrjen në garat që do të mbahen në Portugali dhe po i bëjmë përgatitjet e duhura për pjesëmarrje në këtë manifestim ndërkombëtar të sportit.

Sefedin Sefaj, sekretar: __________