FSPK DHE RTK RINOVOJNË MARRËVESHJEN EDHE PËR NJË VIT
Federata Sportive e Punëtorëve të Kosovës (FSPK) dhe Radio Televizioni i Kosovës (RTK), më 27.02.2019, kanë ri-përtërirë marrëveshjen e bashkëpunimit edhe për një vit.
Marrëveshja u nënshkrua nga Ismail Sadiku, kryetar i Federatës dhe Lorik Arifaj drejtor i televizionit.
RTK është anëtarësuar vitin e kaluar në Federatën Sportive të Punëtorëve të Kosovës dhe merr pjesë aktive në organizimet e ndryshme. RTK, përveç pjesëmarrjes, do të ofrojë hapësirë mediale për aktivitetet e federatës dhe për njoftimet për aktivitetet në spirtet e ndryshme.