Sot (18 tetor 2019), në Romë të Italisë, Konfederata Botërore e Sportistëve Punëtorë/Amatorë (CSIT), ka zhvilluar punimet e ditës së tretë. Aty po marrin pjesë edhe përfaqësuesit e FSPK, Shpend Maxhera dhe Krenar Çela. Rreth ores 16, është trajtuar edhe aplikacioni i FSPK për pranim. Vendimi për pranim ka qenë pa asnjë votë kundër. Urojmë dhe falenderojmë të gjithë ata që kanë dhënë kontribut.
Gjatë punimeve të këtij Kongresi, është bër zgjedhja e Presidentit, me ç’rast, Bruno Molea është rizgjedhur për President-urime!
Po ashtu, është vendos që garat e vitit 2021, të mbahen në Zagreb të Kroacisë. Do të punojmë shumë dhe shpresojmë që të gjitha strukturat e Federatës do të angazhohen maksimalisht për tu përgatitur për të marrë pjesë në këtë Olimpiadë të sportistëve punëtorë.
Nuk dijmë të ndalemi! Kemi shumë punë për të bërë. Vazhdojmë tutje.